Ish-kreu i vaksinimit në Britani: Fund vaksinimit masiv. CoVid-19 të trajtohet si gripi

10 Janar 2022, 09:29Bota TEMA

CoVid-19 duhet trajtuar si një grip i zakonshëm dhe qeveritë duhet të ndalin vaksinimin e detyrueshëm masiv pas dozës përforcuese. Ky propozim vjen nga ish-shefi i taskforce për vaksinimin në Britaninë e Madhe, Dr. Clive Dix.

“Ne kemi nevojë të analizojmë nëse përdorimi prej nesh i fushatës për dozën përforcuese për të siguruar më të ekspozuarit, është e dosmosdoshme. Vaksnimi në masë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të marr fund tani”, citohet ai.

Dix ka bërë thirrje që qeveria të mbështesë me urgjencë kërkimet mbi imunitetin ndaj CoVid-19 që duhet të përfshijnë qelizat B dhe T.  Sipas tij kjo do të ndihmonte në krijimin e vaksinave të dedikuara për njerëzit me faktor risku dhe për variante specifike të virusit.

“Ne tani duhet të menaxhojmë sëmundjen, jo përhapjen e virusit. Kështu që ndalimi I përhapjes së sëmundjes në grupet e ekspozuara është objektivi i së ardhmes”, është shprehur ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje