Kryeministri artdashës i shtetit ish-komunist po konsiderohet nga Downing Street si një mburojë pro perëndimore në Ballkan, shkruan Matthew Campbell për “The Sunday Times”.
“Edi Rama është një kryeministër i pazakontë. Tavolina e tij është e mbushur me tubeta ngjyrash, lapsa dhe piktura me bojëra uji. Muret e mëdha të zyrës së tij janë të mbuluara me qindra imazhe abstrakte të krijimeve të tij. Në një kafaz në paradhomë, dy papagaj gri ”bërtasin” dhe fishkëllejnë.
Qeverisja e Shqipërisë për tetë vjet nuk e ka penguar 57-vjeçarin Rama të përmbushë pasionet e tij artistike. Kur hyra në zyrën e tij, politikani socialist, i cili dikur ka luajtur basketboll, mezi ngriti sytë nga veprat e tij të fundit të artit surrealist.
“Unë nuk mendoj për të”, tha ai, ndërsa vazhdonte të skiconte.
“Është dora ime që e bën këtë. Më ndihmon shumë me përqendrimin dhe stresin”, shton ai.
Kohët e fundit ai ka qenë shumë nën presion. Shqipëria është shfaqur si një mburojë pro perëndimore në Ballkan pasi Rusia dhe Kina po përfitojnë nga neglizhenca e Bashkimit Evropian ndaj këtij rajoni shpërthyes famëkeq.
Për shkak të kësaj, Britania e Madhe ka nisur t’i bëjë elozhe Ramës, me shpresën për të rritur investimet në Shqipëri, një anëtare e NATO-s, dhe për të forcuar një marrëdhënie midis vendeve, që ka filluar një shekull më parë.
Këto lidhje u shkatërruan pothuajse në asgjë, kur komunistët sunduan në Tiranë, që nga Lufta e Dytë Botërore deri në vitin 1991, por këtë vit anije luftarake britanike pritet të vizitojnë vendin për të marrë pjesë në manovrat e përbashkëta ushtarake.
Rama thotë se ka marrëdhënie të mira me Boris Johnson. Ata janë të dy ish-kryebashkiakë të kryeqyteteve të tyre, një rol në të cilin shqiptari la gjurmë kur urdhëroi që ndërtesat e zymta të epokës komuniste të pikturoheshin me ngjyra të ndezura dhe të theksuara.
Sot, ata kanë marrëdhënie shumë të mira, thotë ai.
Kohët e fundit, kryeministri britanik emëroi sër Stuart Peach, ish-komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s deri në verën e kaluar, si të dërguar special në rajon.
Nesër në Tiranë, Peach do të takohet me ministren e Jashtme Olta Xhaçka për të diskutuar mbi tensionet në rritje në rajon.
Disa shtete ballkanike, të frustruara në radhën, në dukje statike, për anëtarësimin në BE, janë afruar me Moskën dhe Pekinin. Rama, megjithatë, këmbëngul se dekadat e izolimit të Shqipërisë nën Enver Hoxhën, për 40 vjet, paranojak dhe diktatori komunist i saj, nënkuptojnë se ajo mund t’i rezistojë “tundimit” për të bërë aleanca alternative gjeopolitike.
Edhe pse Rama e krahason kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në BE me dramën ”Në pritje të Godosë” të Samuel Beckett, ai është i përkushtuar t’i bashkohet bllokut.
”Ne jemi 100 për qind të përkushtuar ndaj hapësirës euro-atlantike”, thotë ai.
Ishte në Sarajevë, kryeqyteti i Bosnjes, 390 kilometra në veri të Tiranës, që një nacionalist serb shkaktoi Luftën e Parë Botërore duke qëlluar arkidukën Franz Ferdinand, trashëgimtarin e fronit të Austro-Hungarisë, në qershor 1914.
Tetëdhjetë vjet më pas luftërat në Jugosllavia çuan në vdekjen e 140 000 personave, me masakrat gjenocidale që bënë që NATO të urdhërojë avionët e saj luftarakë të bombardojnë Serbinë.
Së fundmi Serbia ka aplikuar për anëtarësim në BE, por ka mbrojtur interesat e saj duke blerë avionë luftarakë dhe tanke ruse. Moska, përmes aleatit të saj serb, dyshohet se po përpiqet të destabilizojë Kosovën, një vend pro perëndimor që aspiron gjithashtu anëtarësimin në BE, si dhe Bosnje-Hercegovinën, një tjetër aplikante për në BE.
“Unë mendoj se situata në Ballkanin Perëndimor është më e pasigurt se sa ka qenë në 20 vitet e fundit”, thotë Xhaçka, e cila është një nga 12 gratë në kabinetin e Ramës prej 17 ministrash.
“Kryeministri ynë ka një bindje të fortë se gratë bëjnë më mirë dhe janë më pak të korruptuara”, shton ajo.
Xhaçka ankohet për “premtimet e pambajtura” të BE-së ndaj atyre vendeve të Ballkanit në pritje të anëtarësimit.
”Ne mendojmë se ky nuk është një proces që po shpërblen punën tonë të palodhur, por është bërë më tepër politik, me shtete anëtare që llogaritin interesat e tyre”, shton ajo.
”Zgjerimi është bërë një nga këto çështje që askush nuk dëshiron ta trajtojë, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore”, thotë Xhaçka.
”Kjo po ndikon në besueshmërinë e BE-së”, tha Xhaçka.
“I mungon largpamësia strategjike”, ajo tha.
”Çfarëdo që të ndodhë në Ballkan ndikon në stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Nuk ka boshllëqe në gjeopolitikë, dhe nëse nuk jeni të angazhuar atje si vende perëndimore, atëherë boshllëkun do ta mbushin të tjerët”, thekson ajo.
Ajo përshëndet nivelin e ri të vëmendjes nga Britania e Madhe.
”Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të jetë më e angazhuar, gjë që është fantastike”, tha ajo.
”Ky fokus i ri i gjetur është diçka nga e cila përfitojnë të gjithë: Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian”, shton Xhaçka.
Një ambasador evropian në Tiranë pranon se Shqipëria është një “aleat vendimtar i NATO-s” dhe shprehu keqardhjen për gjendjen e saj të vështirë për anëtarësimin.
“Ne nuk kemi bërë aq sa duhet për të shpërblyer suksesin e saj për reformat”, tha ai.
”Askush prej nesh nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme për t’i ndihmuar ata të hyjnë në BE. Ka rreziqe gjeopolitike. Duhet të investojmë më shumë”, theksoi ai.
Shqipëria, megjithatë, është shpërblyer për besnikërinë që ka treguar ndaj Perëndimit.
Javën e kaluar ajo zuri një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin u zgjodh së bashku me Brazilin, Gabonin, Ganën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për dy vitet e ardhshme.
Tirana është përzgjedhur edhe si kryeqyteti evropian i të rinjve për këtë vit, që Rama e cilëson si “të pabesueshme”.
Erion Veliaj, pasardhësi i Ramës si kryebashkiak i Tiranës, është i entuziazmuar nga perspektiva, duke përshkruar një program të mbushur me ngjarje koncertesh, konventash urbanistike dhe garash koktejlesh.
“Është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në rregullimin e imazhit tonë”, thotë ai.
”Do të ishte një vitrinë për të gjitha këto gjëra që ku nuk i prisni në një vend me mbizotërim mysliman, i cili shpesh lidhet vetëm me arkitekturën e keqe, gjakmarrjen dhe krimin e organizuar”, shton ai.
“Është një mënyrë që ne të themi ‘shiko, është e sigurt’. Gratë po ngasin biçikleta, vera dhe ushqimi janë të shkëlqyera, të gjithë flasin anglisht. Çfarë nuk të pëlqen?”, shton Veliaj.
Tirana tashmë ka gjetur rrugën drejt hartës së turizmit dhe jo vetëm për ndërtesat me ngjyra të ndezura të Ramës. Historia e errët e vendit është në vetvete një atraksion për vizitorët e huaj dhe mbetjet e saj janë të dukshme kudo, nga piramida e destinuar si mauzoleumi i Hoxhës deri te bunkerët prej betoni që ai ndërtoi për të frenuar armiqtë e tij, realë dhe imagjinarë.
Hoxha, dikur lider i rezistencës së kohës së luftës kundër fashizmit, u përplas me aleatët komunistë njëri pas tjetrit. Si rezultat, ai e mbylli Shqipërinë nga pjesa tjetër e botës, duke e bërë atë vendin më të varfër dhe më të izoluar në Evropë, një Kore të Veriut ballkanike.
“Mbaj mend vitet e adoleshencës, kur më dërguan në radhë për vaj dhe vezë, të cilat ishin të racionuara”, thotë Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës.
“Kjo të mbetet në mendje me kalimin e kohës. Ju kuptoni se çfarë ishte komunizmi dhe çfarë do të thotë mungesë demokracie”, shton ai.
”Kujtime të tilla kolektive kanë ndihmuar për ta mbrojtur Shqipërinë nga ndikimi i një pasardhësi të Bashkimit Sovjetik”, thekson Mazniku.
“Nëse ambasadori rus do të hynte këtu brenda, nuk do ta njihja atë”, thotë ai.
“Dhe kjo është e pazakontë sepse Tirana është një vend i vogël dhe shumë nga ambasadorët këtu janë të famshëm”, përfundon Mazniku.
Politika mbase mundet te shprehet e tille o Kriminelet e Njererezimit
por jo populli qe Dikush mendon ta shndroje ne derra te stalles se tij?
”Do të ishte një vitrinë për të gjitha këto gjëra që ku nuk i prisni në një vend me mbizotërim mysliman”
Kjo eshte per te uluritur. Mendimet e tua personale, zoti Veliaj mbaji per vete, megjithese te pasakta. Por kur jeni person publik, ku te shpie mushka e ben deklarata te tilla provinciale dhe thellesisht injorante. Ne c’statistika e ke lexuar ti trushkulur se Shqiperija eshte “me mbizotërim mysliman”? Ne fakt, ku e ke pare ti te shkruar, studiuar dhe vertetuar qe Shqiperija identifikohet si komb kryesisht fetar? A mos ke degjuar te thuhet se ne Britani njerzit kryesisht te Djelen shkojne ne kishe dhe nuk fillojne buke pa thene lutje fetare, pavaresisht se te gjithe thone qe kohen me te madhe e kalojne ne pub?
Shume e sakte verejtja jote…..Veliaj si nje adolescenti jo ekspert qe mburret me lodra zjarri
Dhe rama I shkaktoi humbje derrmuse pekinit dhe moskes.
Po kuku te jete.per angline e shqiperine ,kinez e ruse na kishim pushtuar nja 70 her ne bit.
Ju LUUUUUTEM!
Zevendesojeni emërtimin E-V- rope me E-U-ropë. Vetëm greku e perdor. Madje origjinali është Europa.
Nuk ka pse të respektoni drejteshkrimi, para këtij fakti real!
O injorant,fjala Europe eshte Hellene ,,kur nuk ke shkollim me mire futju peshkimit,lere trimin antigrek….cfare debilash…12 yjet ne Flamurin e BEse per faqesojne 12 Zotet e lashte greke qe me vone u kthyen ne 12 testamente kristiane…..te duket vetja me i mire se nje grek ,debil turkoshak.
Edhe fjala Graikoi eshte shqip. Pusho, se pjella jone jeni.
Mario
Fjala greaci, ne latinisht perdorej per ata qe punonin token. Keshtu latinet quanin dhe greket e jugut te italise dhe sicilise. Nga kjo fjale rrjedh dhe fjala greci. Shkurt greket me kete emer njihen te pakten 2000 e ca vjet me pare.
Ndersa ndryshin puna me turqit.
Greket e azise ishin Ionianet. Mqs turqit si popuj cobenesh dhe stepash nuk e thoshin dot fjalen Ioninan, ju thersnin junan.
Hahahahahahahahaaaaaaaaaaa……….., dhe perralla vazhdon per kokeboshet barkthate e brekegrisur, qe papritur e mbushen barkun me makarona… dhe u duket vetja DIKUSH….
Shikoni komentusisat shpellare se si urrejne….. Ne fakt ne shkrim duhej te dilte qe eshte nje vend i vogel qe me gjith se ka shume shpellare po ecen perpara..
nga i gjete shume shpellaret o b/q ? ne 4-5 komentues qe komentojne si e ema e zeqos ? koke k . . . .
Shqipnia e Ramutit aleatja ma e madhe e Serbis, Putinit dhe Xis. Drogagjia e ka helmu popllin edhe me vakcina kineze e ruse kurse Shqipnin e ka kthy ne kartelin ma te madh te droges ne Evrop. Jav jebat gjenin serbo ruso kinezo grek Kingu Albin Kurti.
Gomar Romantik !?
Cudi .
E degjoj per her te pare ,por tingellon jo keq .
Ka humor mrena
Kosovar romantik me mëndje eksik (mangut,tur.)
me këtë koment të ka borxh Sali udb-ashi të të qeras një byrek me gjizë të paguara me paratë e Milosheviqit që i shiste naftë.Shihet qartë që je një
kosovodrvo!!!!?
Nga pikepamja e tyre (shohin shalet e hapura) u pelqen Rama; Nga pikpamja popullore, Rama merr perqindjet e tij dhe kjo NON VA BENE, edhe pse ben ndonje pune me para borxh.
Perendimi vetem me fjale por jo me pune ,keta nuk pyesin se nga e importon Shqiperija Grurin per buken e popullit 50% nga Rusija dhe 25 % nga Serbija ,pse nuk lajmerohet nji shtet nga perendimi dhe te thote mos importoni nga Rusija se dote jua japim neve,e Dyta keni genjyer popullin kur beni lajme te reme kurse Shqiperija e ka buken e vet per 4 miljon banore ,nese kete import e bllokon Putini dote vdesim nga urija.
Komunizmi qe shani ju o te mjere,nuk eshte per te shar por per t’u lavderuar.Sot,populli qe jeteonte i lire,i sigurt,ne paqe e lumturi ne socializem,po perjeton oret,ditet,muajet dhe vitet me te veshtira,me te renda,ku disa plage te renda te kapitalizmit si papunesia,varferia,shtypja dhe shrytezimi barbar,mohimi i te drejtave,padrejtesit neper gjykata e prokurori,ca rrojne si ne parajse e disa vdesin per buke.Prandaj kur te zini komunizmin me goje lajeni mire me ilaç rrobash.
Harrojne shqipetaret se kush i ndau ne 1912.
Te na jap ato qe na hoqi anglia, pastaj te filloje furcat me Ramen
Ariston debili
12 Zotat egzistojne ne cdo civilizim o trap.
Po na japin mend katunaret e halese greke qe po u qihen grate me qen.
Te gjejne vend e te futen tani Putini me Xi-n. Sa tallin trapin Anglezet me ne. Shyqur qe Boratin e bene Kazak se ne fillim karakteri ishte shqiptar.
Shqiptaret popull legen qe vetem vjedhin. Nuk lane shtepi greke pa vjedhur. Greket i mesonin te hanin me luge, alvanete i vidhnin luget.