Oerd Bylykbashi: Shpejtësia dhe saktësia e reagimit policer tregon bashkëpunimin Basha-Rama

10 Janar 2022, 11:53Politika TEMA

Oerd Bylykbashi thotë se raktësia e reagimit policer gjatë dhunës së njerëzve të Sali Berishës, tregon se Basha bashkëpunon me Ramën.

Postimi i Bylykbashit

8 janari 2022 do të shënohet në historikun e politikës si dita kur Lulzim Basha blindoi selinë e Partisë Demokratike për të lënë jashtë demokratët.

I provokoi, u hodhi lëndë kimike dhe irrituese mbi fytyre e trup, granata trullosëse dhe përdori hunj dhe i rrahu e i gjakosi vetëm sepse deshën të hyjnë në selinë e tyre.

Në fund, në koordinim me qeverinë, thirri policinë duke përdorur ata pak deputetë rreth tij si justifikim e si mburojë njerëzore.

Hyrja dhe përdorimi i dhunës nga policia brenda godinës së një partie politike nuk ka as bazë ligjore, as precedentë praktikë që ta përligjin sadopak atë.

Dje u vendos një precedent i rrezikshëm për demokracinë: Qeveria bëhet palë në një konflikt të brendshëm të një partie, aq me shumë partie rivale opozitare dhe e zgjidh duke i vënë policinë në dispozicion palës që zgjedh Qeveria.

Më keq akoma, Qeveria zgjedh palën që i duhet asaj. Por e keqja është se në çdo rast përfshirja e policisë e ngatërron atë vetë në mes të një konflikti politik nga ku policia dhe drejtuesit e saj më të lartë do të dalin padiskutim të bërë pis politikisht.

Shpejtësia dhe saktësia e reagimit policor tregon me siguri koordinim paraprak të Lulzim Bashës me policinë e regjimit.

Dhuna e shproporcionuar e ushtruar nga policia mbi demokratët me ftesë të Lulzim Bashës nuk tregon vetëm cinizmin e Ramës, por ngricën e shkretëtirën emocionale të Bashës kur dhunonte me policët e Ramës anëtarët e PD që u bënë copë ta bënin kryeministër.

Kur dikush të mbyll derën e shtëpisë, legjitimitetin nuk e ka dera e blinduar por e drejta për të hyrë në shtëpinë tënde.

Ndaj mijëra demokratë shkuan të kërkonin lirimin dhe dorëzimin e shtëpisë së tyre nga ai që shkarkuan.

Më 11 dhjetor 2021 Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi Kombëtar i demokratëve. Më 18 dhjetor 2021 shkarkimi i tij u ratifikua nga më shumë se 43.000 anëtarë të PD. Por Lulzim Basha vuan sindromën e mohimit të realitetit.

Është kjo gjendje që atë e shtyu të lëshojë çdo sharje e të mbyllë dyert e selisë për deputetët e antarët e partisë, të blidojë atë e ta mbushë me të fortë të armatosur me mjete gaz-hedhëse e granata trullosëse, hunj e me armë.

Lulzim Basha është nën psikozën e kështjellarit të rrethuar që është gati të bëjë çmenduri të përgjakshme për të mbajtur muret kundër të gjithëve edhe kur kjo është e pamundur.

8 janari 2022 kaloi, xhamat e selisë do të zëvendësohen po anëtarët kurrë nuk do të harrojnë atë që u bëri Lulzim Basha, sepse nuk ka protezë për një shpirt të thyer.

Nuk ka demokrat që nuk ka parë se çfarë është në gjendje të bëjë kundër tyre Lulzim Basha për vulën dhe muret e zyrës, ka parë festimet e tij dhe të atyre pak pasuesve te tij ndërkohë që shumë demokratë shtriheshin buzë Lanës në gulçe pa frymë nga gazi që u hodh nga selia.

Nuk ka demokrat që nuk dëgjon vrerin që po nxjerrin ndaj tyre. 8 janari kaloi dhe shqiptarët panë tek Lulzim Basha shembullin më të shëmtuar të kryetarokracisë së vulës që vret demokracinë e votës.

Të gjithë e panë Bashën t’i kërkojë ndihmë Ramës kundër anëtarëve të tij dhe që Rama i dhunoi me kënaqësi cinike demokratët në selinë e tyre me kërkesën, lejen dhe ngazëllimin festiv të Bashës.

8 janari 2022 do të kalojë në histori për turp të Lulzim Bashës. Vendimet e Kuvendit Kombëtar të PD të datës 11 dhjetor 2021 për rithemelimin dhe riorganizimin e PD janë imperative. Demokratët do të kthehen në selinë e tyre. Por është në nderin tonë që ky moment të jetë vetëm fillimi i një rruge të re të PD të bazuar në parime dhe demokraci e jo në pazare personale dhe autokraci.

PD do të jetë gjithmonë më e fortë duke qëndruar e bashkuar rreth njerëzve dhe vlerave që ajo përfaqëson!

7 komente në “Oerd Bylykbashi: Shpejtësia dhe saktësia e reagimit policer tregon bashkëpunimin Basha-Rama”

  1. Loni says:

    Shikoni sa i madh eshte ky debili…e zbuloi arsyen!…?????? çfare idioti!

    1. pjeter says:

      Ky eshte idiot dopio.Luli mor Bylyku i Bashit,doni apo nuk doni eshte kryetari u PD,zyrtarisht e ligjerisht,Rama eshte kryetar i qeverrise,e nepermjet ministtit te brendeshem e ka detyre kushtetuese te mbroje partite legjitime,kur gjykata te shprehet qe kuvendi juaj ishte i ligjshem e firmat,votuesit ishin konfirm ligjit,atehere, ju nuk keni nevoje per asgje tjeter, vec se te prisni qe Luli te zbythet nga organet kompetente shteterore,si policia e shtetit,çdo menyre tjeter e dhuneshme ,eshte me afer nje organizate terrortiste,Kjo per ju eshte shume e veshtire per tu kuptuar?? mundet edhe tju kuptojme, nga qe jeni tranguj,por te pakten mos na çani hebet me deklarata idiote.

  2. gjergji says:

    Zbulim i madhe i nje krrici te njohur dhe jo aq trim.

  3. Tirana says:

    Tipa si oerdi mbeten gjithe jeten krric

  4. Lymi Tutit says:

    Po Ku nga mbi sot ?! I tere “taborri” qe ndjek Saliun,me te ne krye vuajne nga Autosugjestioni ! Lere,po keta mendojne qe te tere Ne,nuk kemi dhe as shohim tv,por vetem degjojme “transmetime” ne radio…. Fare te pacipe…. Imagjinoni pak t’iu shikojne duke pire kafe me ndonje nga keta …… O bo bo sa turp….. te vjen ndot te te kalojne prane…. A kane keto b….. lepires te Saliut familjare e te aferm ? I felliqen fare…. Lymi Tutit

  5. Durrsaku says:

    Njoni thote qe policiae veproi 1 ore e gjysem me vonese ,kur se ky debili qe vetem durrsak nuk eshte thote qe nderhyne menjehere.Kujtoni ti besojm?

  6. Papi says:

    Nderhyrja e policise tregoi se me ramen bashkpunon berisha dhe jo basha
    Sepse ajo bastisje qe e parlameruar dhe ne nje shtet demokrat policia duhet te nderhynte qe gurin e pare dhe jo mbasi njerzit shkaterruan deren me varre sikur te ishin nje firme qe po bente punime
    Policia reagoi shum vone mbase pritnin noj viktime meqe spati nderhyu ,
    nderhyrja vone tregon qe rama mbeshtet berishen jo bashen
    Po sikur nje grup kriminelesh te shfaqen para portes se bylykut dhe te fillojne me shkaterru porten kur duhet te nderhyj policia kur te jene siper krevatit apo para se thyhet dera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje