“Atlas of Dark Destinations” (Atlasi i Destinacioneve të Errëta), është një libër i veçantë, i cili përshkruan dhe liston mbi 300 vende në 90 shtete, të konsideruara si “Site të turizmit të errët”. Autori dr. Peter Hohenhaus shpjegon se “turizmi i errët” është një mënyrë për të mësuar më shumë rreth historisë. “Vetëm mendoni për këtë: nëse keni vizituar ndonjëherë një muze përkujtimor ose keni qëndruar pranë varrit të një personi të famshëm, atëherë edhe ju keni vizituar një vend të turizmit të errët”, thotë ai.
Atlasi rendit vende, muze, varre, mbetje arkeologjike, tunele apo bunkerë, duke u vendosur edhe “vlerësimet e errëta” me pikë nga 1 në 10. Fotogaleria e mësipërme rendit vetëm disa prej këtyre vendeve që shpjegohen me detaje në vepër.
Muzeu Memorial i Paqes në Hiroshima, Hiroshima Qendrore, Japoni. "Vlerësimi i errët" - 10/10Në foto: Triçikleta e djegur dhe helmeta e një viktime katërvjeçare të bombardimeve në Hiroshima
Kupola A-Bomb Dome, Hiroshima Qendrore, Japoni. “Vlerësimi i errët” - 10/10Në foto: “Rrënoja e asaj që ishte Salla e Promovimit Industrial në Hiroshima”. Kupola qëndronte vetëm 150 m nga qendra e shpërthimit të bombës atomike.
Muzeu i Stalinit, Gjeorgji. "Vlerësimi i errët" - 5/10
Memorial Perm-36 Gulag, rajoni i Uraleve, Rusi. "Vlerësimi i errët" - 9/10Nga viti 1972 deri në vitin 1987, ka qenë kamp për të burgosurit politikë.
Sarajevë, në qendër të Bosnjës jugore. Vlerësimi i errët - 8/10Në foto: “Tuneli i Shpresës”, që përben një nga atraksionet kryesore turistike në Sarajevë.
Laboratori i hedhjes së raketave, në Bazën Strategjike të Raketave Pervomaisk, midis Kievit dhe Odessa, Ukrainë. Vlerësimi i errët - 8/10
Raketat, në Bazën Strategjike të Raketave Pervomaisk, midis Kievit dhe Odessa, Ukrainë. Vlerësimi i errët - 8/10
Baza Strategjike e Raketave Pervomaisk, midis Kievit dhe Odessa, Ukrainë. Vlerësimi i errët - 8/10
Muzeu Kombëtar i Çernobilit, Kiev, Ukrainë. Vlerësimi i errët - 8/10
Çernobil, në veri të Kievit, Ukrainë. Vlerësimi i errët - 10/10
Riga, Letonia qendrore. Vlerësimi i errët - 5/10
Bukuresht, Rumani. Vlerësimi i errët
Hohenschonhausen, rrethi i Lichtenberg në Berlinin lindor, Gjermani. Vlerësimi i errët
Porta e ish-kampit të përqendrimit Natzweiler-Struthof në Alsace, Francë
Pjesë e tunelit nëntokësor dhe kompleksit të bunkerit në Obersalzberg. Autori e përshkruan zonën përreth si "vendi i preferuar i Hitlerit".
Kehlsteinhaus, në foto, iu dhurua Hitlerit për ditëlindjen e tij të 50-të
Në Muzeun Flanders Fields, Ypres, Belgjikë
Sistemi i tunelit në bazën nëntokësore për V3 - "një super-armë".
Le Redoutable, Cherbourg, Normandi, Francë. "Vlerësimi i errët"
Muzeu i Shkencës dhe Historisë Bërthamore, Albuquerque, New Mexico. Vlerësimi i errët
Muzeu i Aviacionit Pearl Harbor, Ford Island, Havai. Vlerësimi i errët