Ditën që zilja e derës bëri zhurmë 76 vjeçarja F.G , e cila jeton në afërsi të bllokut, pa nga syri magjik se personin matanë derës nuk e njihte aspak.
E moshuara njoftoi bashkëshortin që po qëndronte në kuzhinë për mikun e panjohur dhe mbasi diskutuan pak çaste vendosën ta hapin derën.
“Personi ishte i moshës 40 – 45 vjeç, me sy bojëqielli. Tha që ishte T. dhe shkurt e shkoqur tha: djali juaj më detyrohet 30 mijë euro, i dua sot paratë”
Dy të moshuarit që më vonë përfunduan në polici e cila nga ana e saj ka nisur hetimet për gjobëvënie, kanë shtangur dhe të çuditur kanë kërkuar shpjegime
“ Di të flas edhe ndryshe, borxhet janë borxhe. Keni afat deri nesër” – ka deklaruar i panjohuri, i cili sipas të moshuarve ishte i veshur shtrenjtë dhe pa hezituar ka bërë prapakthehu dhe është larguar nga pragu i derës.
Sipas burimeve policore të moshuarit kanë mbyllur derën të tmerruar.
Ata i thonë policisë se jetojnë vetëm prej kohësh dhe se djali i tyre ishte larguar jashtë Shqipërisë në fillim të 2021 dhe nuk kanë asnjë pikë kontakti dhe mundësi komunikimi me të. Fëmijën tjetër po ashtu e kanë emigrant në një vend tjetër të Evropës.
“Nuk patëm asnjë mundësi të flasim me djalin A.G. , mbasi ai i ndërron numrat shpesh dhe na telefonon vetëm ai. Nuk dinim ç’të bënim ndaj vendosëm që mos t’i tregonim askujt, as policisë” shton i moshuari në denoncimin e tij
Por dy ditë më vonë, dy të moshuarve u ka dalë përsëri në rrugë i panjohuri.
Menjëherë mbasi ai u ka ndërprerë rrugën dhe i ka pyetur nëse i gjetën apo jo 30 mijë eurot kanë tentuar shpjegime dhe arsyet se përse duhet t’ia jepnin ata paratë. Në rast se ishte ashtu si ai pretendonte, pra në rast se i biri u kishte borxh.
“ Mua është prishur shtëpia…- ka thënë i panjohuri dhe djali juaj më ka borxhin dhe ka humbur çdo kontakt. Kështu që do i paguani ju”.
Edhe me urdhrin e dytë të moshuarit kanë vendosur të heshtin dhe ta lënë të kalojë pa u vënë re. Të tretën herë, kupa është mbushur.
“Ky djalë po na priste në derë të shtëpisë, kërkoi 30 mijë euro. Ne i thamë s’dimë çfarë ka bërë djali dhe nuk të njohim dhe jemi dy pleq. Ai u nxeh dhe kërkoi të hyjë brenda, kërkoi që në mungesë të parave ti jepnim tapinë e shtëpisë derisa të siguronim paratë”, – rrëfen në polici gruaja.
Menjëherë mbas këtij momenti , pasi ja kanë dalë të mbyllin derën ata janë konsultuar dhe kanë vendosur të telefonojnë policinë.
Frika e tyre më e madhe ishte përplasja me të riun e panjohur që nuk u ndahej…
Policia thotë se ky është një rast gjobëvënie mbasi nga veprimet e para është bindur që djali i dy të moshuarve s’ka pasur konflikte dhe as incidente në Tiranë.
“Kemi administruar numrat e telefonit të të riut dhe presim të kontaktojmë me të” – pohoi një zyrtar police i cili ka urdhëruar sekuestrimin e çdo kamere në zonë për të kryer identifikimin e të panjohurit që ka paralajmëruar se do t’i dëmtojë dy të moshuarit.(Gazeta SI)
Lajm i sajuar fun e krye
Kjo ndodh në demokracinë “berish-ishte” apo “berish-s’ishte”! Na solli dhjerokrasinë, livizjen e lirë dhe të detyruar, bollëkun, hajdutërinë, kurvërinë, mashtrimin, krimin, camerat, qetësinë, sigurinë, syrin magjik, lemerinë, varenë, qysqinë, dinamitin, drogën dhe larjen e hesapeve…
Kjo kohë, që jetojmë, është koha e horrave në krye të punëve.
Horrat mund të shfaqen kudo, me kapuç apo maska, me kollare apo edhe pa kollare, me armë dhe me dhinamit, të grabisin njerëz, të të rrahin, të poshtërojnë, të kërcënojnë, të vjedhin, të vënë “gjoba”, të lënë afat (po të duan), të vrasin natën apo ditën…Janë të pa ndalshëm! Të pafalshëm! Të pashpirt! Të pamëshirshëm! Nuk u trembet syri! Kur janë të ngeshëm, pasi të kanë vrarë, të vijne dhe në varrim…
OOOOOOOOO shtet! Kur do t’i heqësh këta krimba?
Hajde jeto po deshe ne ate vend.Dhe me e bukura eshte se e pregatisin planin dhe e realizojne biles ne rruge ligjore me permbaruiesit dhe noteret e shumte kriminele qe ka shqiperia ne cdo cep rruge!
Kjo gjendje pa shtet ,dhunë ,hajni e plaqkë ka pas edhe në pushtetin e Zogut.Pa siguria dhe të gjitha veprimet asocjale e kriminale janë përtrir pas 1990 që dmth.veq dhuna e Enverit i duhet këti populli.Tingllon keq por e vërteta është kjo.
Njera ane eshte kercenimi; nderkohe , si i behet ketij djali, qe nuk komunikon me prinderit, sepse nderron telefonat; nje variant eshte – djali kerkon azil ne nje shtet te BE.