Banesa të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Devollit, emergjencat nisin verifikimet në terren

10 Janar 2022, 11:21Sociale TEMA

Lëkundjet e tërmetit të mbrëmshëm që ra në Follorinë të Greqisë, janë ndjerë më së shumti në zonën kufitare të Devollit.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka 6 raportime për dëmtime banesash, 2 në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht dhe 2 të tjera në fshatin Shuec.

Ndërkohë banorët e kësaj zone kanë njoftuar instancat lokale në lidhje me situatën.

Sipas komunikimit me kryetarin e bashkisë Devoll, Eduart Duro, grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara.

Paraprakisht thuhet se banesat, për të cilat raportohet se janë dëmtuar janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë patur probleme edhe më parë.

Megjithatë në fund të verifikimeve do të vendoset nëse kemi të bëjmë me dëmtime serioze nga tërmeti, nëse banesat janë të banueshme ose jo, e më pas do të merren masa për ndërhyrje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje