Shqiptarët duhet të mësohen me çmimet e larta të karburanteve dhe të mos presin një ulje apo stabilizim të rëndësishëm përgjatë këtij viti. Për ekspertin e hidrokarbureve, Dael Dervishi, ky është një fenomen global, që në vendin tonë ndihet më shumë edhe për shkak të faktorëve të tjerë që nuk kanë të bëjnë vetëm me çmimin e importit.
“Duhet të mësohemi me çmime të larta dhe që luhaten shpesh, por kryesisht që shkojnë drejt rritjes. Shqipëria nuk e kënaq konsumin e vet me prodhimin e brendshëm, kështu që është i ndërvarur nga tregjet globale. Sigurisht, çmimi bazë është gati i padukshëm, pasi është i ndërthurur edhe me taksat. Këtu ka edhe faktorë të tjerë politikë që lidhen me qëndrueshmërinë e çmimit”, thotë Dervishi.
Dervishi shpjegon se situata gjeopolitike në shumë shtete kyç në prodhimin e naftës si Kazakistani, Libia, kushtet e motit në SHBA dhe Kanada, apo edhe kriza të tjera po shkaktojnë nervozizëm në tregje.
Edhe në të shkuarën, kriza të ndryshme gjeopolitike kanë shkaktuar tensione në bursën e hidrokarbureve, por sot për shkak të tranzicionit të gjelbër, ku nuk ka më investime afatgjata në këtë fushë, vendosja e një ekuilibri është bërë shumë më e vështirë.
si ka mundesi shqiperia nuk nxjer aq naft sa te furnizoj tregun e brendeshem.??? por per tregun e jashtem ka mundesi ,kjo eshte mashtrim ku eshte ai lajmi qe do gezonte shqiptaret se plasi fontana po rafineria e naftes ne ballsh pse e shkateruat poe marin per skrap,, juve do qir nena kurse neve si popull do qir nena dhe babai qe sngrihemi ta djegim nje her ashtu siç po digjet taxhikistani po ju lem juve morracakeve te pa ngopur te na pini gjakun