Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë, duam drejtësi

7 Janar 2022, 15:34Sociale TEMA

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në kopshtin e institucioni Arsimorë Jopublikë “Flatrat e dijes” në Fier, ku ka humbur jetën një fëmijë 3 vjeç.

Lidhur me ngjarje ka folur edhe daja i të miturit i cili është shprehur se në urgjencë 3-vjeçari kishte shkuar pa shenja jete dhe se mjeku i kishte thënë se kishte një shenjë në grykë.

“Unë jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes djalin në kopsht, për të edukuar… më morën në telefon e më thanë hajde se djalin e keni keq, aty takuam doktorin, që ishte munduar të kthente djalin në jetë, ai më shpjegoi, më tha djali ka ardhur aty i pajetë, ne i bëmë të gjitha këto dhe djalin nuk e shpëtuam dot, më thanë që kishte një shenjë në grykë, për këtë duam drejtësi”, tha daja.

1 komente në “Vdekja e 3-vjeçarit në kopshtin privat në Fier, daja: Djali kishte një shenjë në grykë, duam drejtësi”

  1. taso kume says:

    Ne koshtet SHqiptare duhen orgjent telekamerat se me le te dyshoje se mesuset vijne nga zonat rurale ,nuk kane kulture qyteti jane te ngushta si nga zemra dhe nga shpirti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje