Rritja e rasteve me Covid në Shqipëri/ A do të ashpërsohen masat? Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve

7 Janar 2022, 12:10Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, këtë të premte ka qenë pjesë e mbledhjes së radhës me Komitetin Teknik të Ekspertëve në kuadër të situatës pandemike në vend.

Manastirliu shkrun në “Facebook” se në këtë takim është diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anti-Covid.

Duke vënë theksin tek zbatimi me rigorozitet i masave anti-COVID, Manastirliu nenvizon se vaksinimi ndaj COVID19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i masave, duke filluar nga mbajtja e maskës, distancimi, higjiena dhe padyshim VAKSINIMI, si mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

#VaksinatShpëtojnëJetë”, shkruan Manastirliu.

1 komente në “Rritja e rasteve me Covid në Shqipëri/ A do të ashpërsohen masat? Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve”

  1. skaran says:

    Edhe ju te Temes me keqe se 55 e Saliut.

    Censure mediatike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje