Gjuetia për të pavaksinuarit në Vlorë, autoritet shëndetësore kontroll në qendrat e punës

5 Janar 2022, 22:10Sociale TEMA

Mbas hyrjes në fuqi të urdhrit për pajisjen me certifikatë vaksinimi të punonjësve të administratës dhe atyre të shërbimeve si markete apo supermakete, 7 grupe inspektorësht të Inspekroriatit Shtetëror në Vlorë,  prej orëve të para të mëngjesit kanë nisur inspektimet të fokusuara ditën e sotme në 24 institucionet shtetërore të qarkut Vlorë.

“Kemi dalë sot me 7 grupe inspektimi në qarkun e Vlorës kryesisht sot në institucionet shtetërore për të parë mënyrën e zabtimit të urdhrit. I kemi nisur drejtuesve të institucioneve për njohje një e-mail dhe sot në degën e doganës Vlorë kemi verifikuar certifikatën apo për ata që s’janë të vaksinuar do të paraqesin çdo pesë ditë testin molekular PCR,” tha Lorenc Rexho, kreu i ISHSH, Vlorë.

Nëse nuk kryhet është detyrë e drejtuesit të institucionit të marrë masat ndaj punonjësit. Ne nuk do të tolerojmë në këtë pjesë. Do të jemi çdo ditë në terren. Deri tani nuk ka punonjës  pavaksinuar dhe ne bëjmë edhe verifikimin e certifikatës në e-albania për çdo punonjës që na kanë ofruar drejtuesit,” shtoi ai.

Në bazë të urdhrit 561 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale por edhe Komitetit të Ekspertëve ku të gjithë punonjësit e administratës shtetërore por jo vetëm por edhe të subjekteve të shërbimit market- supermarket, të gjithë punonjësit duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi ose të kryejnë testin molekular PCR çdo pesë ditë.

Ata të cilët nuk do të kenë asnjë nga të dyja, në bazë të urdhrit të ministrit nuk do të lejohen të hyjnë në ambientet e institucionit ku punojnë.

1 komente në “Gjuetia për të pavaksinuarit në Vlorë, autoritet shëndetësore kontroll në qendrat e punës”

  1. Tr says:

    Kesaj qeverise qe DETYRON qe te vaksinohet populli, duhet ti tregojne dhembet. Ne qoftese LARGOHEN NGA PUNA TE GJITHE PUNONJESIT, KUSH DO TE PUNOJNE????
    NE SPITALE, SUPERMÄRKTE, ETC ETC.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje