Kryeministri Edi Rama, në një dalje “live” në Facebook, njoftoi se ditën e sotme janë regjistruar 1236 raste të reja me Covid-19.
“Efekti i festave, i mungesës së plotë të shtrëngimeve dhe patjetër edhe efekti i variantit të ri Omicron, që ka një shpejtësi më të madhe transmetimi sesa variantet e mëparshme.
107 persona ndodhen tani që flasim të shtruar në Infektiv, që mbi 95% lidhen me mosvaksinimin”, tha Rama.
Ditën e djeshme, rastet e reja me koronavirus ishin 801.
Kujtojmë që Shqipëria, në mënyrë të habitshme, hoqi çdo masë kufizuese dhe lejoi festimin e ndërrimit të viteve, ndryshe nga vendet e tjera, që shtuan kufizimet.
Dhe tani, pas rritjes së rasteve, Rama tha se disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“Lloji i ri i Covid është deklaruar që është gjendur. Për momentin nuk ka asnjë plan mbylljeje, por disa masa nuk do të ishte e paudhë t’i prisnim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, disa masa… nuk mund të jemi vendi me lirinë më të madhe absolute dhe ndërkohë të ankohemi që po tentojmë të na venë maskën teksa varianti i ri përhapet gjithandej dhe spitalet mbushen. Disa masa do të ishte e arsyeshme të priteshin nga Komiteti Teknik i Ekspertëve”, tha Rama.
Lufta ndaj kovid 19 eshte se pari detyre e qeverise dhe e institucioneve qe duhet ti bejne qytetaret te ndergjegjshem. Masat duhej te ishin drakoniane sic po ben Kina ku infektimet dhe vdekjet jane minimale. Te “leshosh doren” duke lehtesuar masat shtrenguese ose duke i hequr fare eshte gabim qe con deri ne vdekje dhe per kete qeveria duhet te mbaje pergjegjesi. Kryeministri duhet te therrase akspertet dhe tu terheqe vemendjen per situaten perpara se te marre ferra uraten e jo te merret me sofizma ne rrjetet sociale.
Edhe masat te ishin jam i sigurt qe Shqipet do gjenin mundesi per ti thyer masat. Pastaj po te kishte masa sot do kishe shkrojtur qe Rama nuk lejoi Shqiptaret te festonin festat. Problemi nuk jane masat qe meren komiteti, problemi jane njerzit qe nuk kane ndergjegjesim. Shkojne e mblidhen njeri mbi tjetrin neper clube neper kafe dhe pa e vrare mendjen shkojne dhe ju cojne virusin prinderve, gjysherve, femijeve.
Popull Katunar ,Fshatar, e Malok, çdo Presesh nga Ata .Une po habitem si nuk po trembet Virusi ?