“Ka rëndesë më të ulët të sëmundjes”, epidemiologu jep lajmin e mirë për variantin “Omicron”

6 Janar 2022, 19:55Sociale TEMA

Një sërë ekspertësh dhe studimesh kanë treguar deri më tani që varianti “Omicron” i koronavirusit shkakton sëmundje më të lehtë se “Delta”. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, epidemiologu tregon se përpos studimeve të bëra në Afrikën e Jugut, Skoci dhe në Angli, rezultate të ngjashme pozitive vijnë edhe nga një studim i kryer në Kanada.

Siç shpjegon edhe Alimehmeti në postimin e tij, në këtë studim që u krye nga Instituti i Shëndetit Publik të Ontarios u morën në studim 11.622 raste me Omicron dhe u krahasuan me 14.181 raste me Delta.  Rastet me Omicron dhe rastet me Delta ishin njësoj për sa i përket moshës, gjinisë, vaksinimit, kohës së kaluar pas vaksinimit, rajonit dhe datës së fillimit të sëmundjes.

Autorët e studimit të kryer në Kanada kanë dalë në përfundimin se rezultatet e hulumtimit të tyre janë në një linjë me rezultatet e Afrikës së Jugut, Skocisë dhe Anglisë, ku të gjitha studimet tregojnë reduktim të ndjeshëm të riskut për shtrim në spital nga varianti Omicron.

Kujtojmë se dy rastet e para me variantin “Omicron” në Shqipëri janë konfirmuar më 23 dhjetor. Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi se prania e Omicron u konfirmua pas dërgimit të mostrave në Gjermani.

Nga data 28 e muajit të shkuar deri më  3 janar në të gjithë vendin u zbuluan 2, 800 persona pozitivë.

ILIR ALIMEHMETI NË FACEBOOK

1 komente në ““Ka rëndesë më të ulët të sëmundjes”, epidemiologu jep lajmin e mirë për variantin “Omicron””

  1. Baliu says:

    Apo thene “shqip” ka siklet me te ulet !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje