Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti i shkencave gjeologjike  

6 Janar 2022, 08:31Sociale TEMA
Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti i shkencave gjeologjike

Profesori I njohur I shkencave gjeologjike Prof. Dr. Artan Tashko është ndarë sot nga jeta. Pasardhës I familjes së shquar të Athanas Tashkos, Profesor Artan Tashko ishte një pasardhës I denjë I tyre dhe I dha familjes së tij dhe shoqërisë shqiptare një emër të madh në shkencën gjeologjike.

Ai u shkollua në Rusi, (Bashkimin Sovjetik) në fund të viteve 50 dhe pastaj shërbeu pjesën më të madhe të jetës si pedagog në Fakultetin e Gjeologji Minierave duke dhënë kontributin e tij në shkencën e gjeokimisë.

Profesor Artan Tashko I përket brezit të shquar të shkenctarëve shqiptarë që kanë një kontribut të madh në kërkimet shkencore në fushën e gjeologjisë dhe në ndërtimin e institucioneve shkencore në vend në këtë fushë.

Varrimi I tij bëhet sot në orën 13 30 në varrezat e Sharrës.

4 komente në “Ndahet nga jeta Prof. Dr. Artan Tashko, personaliteti i shkencave gjeologjike  ”

  1. Vasil says:

    I perjetshem kujtimet i Prof. Tashkos.

  2. Petraqi says:

    Iku dhe nje njeri i mire, shok i mire, profesor i nderuar, profesor mendje çelet, i sinqert dhe i ndershem me te gjithe. Lamtumire profesor i nderuar, i paharruar kujtimi dhe vepra, ngushellime familjes.

  3. Daniel says:

    ka qene udheheqesi shkencor i temes time te diplomes Njeri i mrekullushem RIP

  4. Trotski says:

    Ngushellime Familjes .te rroni dhe ta kujtoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje