Nesër protesta e thirrur nga Berisha, ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim

7 Janar 2022, 15:22Sociale TEMA

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për protestën e ditës së nesërme të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, ambasada bën thirrje qytetarët që të shmangin çdo tubim të madh në qytet dhe demostratat, ndërsa shton se disa situata mund të ndryshojnë dhe të bëhen të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Kujtojmë se protesta është paralajmëruar të zhvillohet më 8 janar para selisë së Partisë Demokratike.

Njoftimi:

Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022

Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.

Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim.

2 komente në “Nesër protesta e thirrur nga Berisha, ambasada amerikane njofton qytetarët e saj: Shmangni çdo tubim”

  1. american16al says:

    Qeveria duhet te aktivizoje mjeket psikiater per menaxhuar protesten e Berishes, sepse do te jete nje grup psikopatesh dhe me te meta mendore dhe duhet te kontrolloje sjelljet jo normale te tyre.

  2. Pak says:

    Zonja ambasadore! Kujdesuni per nje qytetaren tuaj amerikane se do futet ne mes te flakes: nuk pyet ajo as per jeten e saj vetem qe te instalohet dhe nje here demokracia e Sali Berishes “nongrata”. Me duket se e quajne Koqepalara a Mendjepalara s’me kujtohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje