VIDEO: Shkëlqeu me shënimin e golit, tifozët ngrihen në këmbë dhe përshëndesin Armando Brojën me flamurin shqiptar  

11 Janar 2022, 22:52Sport TEMA

Armando Broja ka shënuar golin e parë për vitin 2022 me Southampton. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në takimin ndaj Brentford, që po fitohet me shifrat 4-1.

Goli i Brojës do të vinte në minutën e 48 të takimit. Pas një pasimi fantastik nga zona e Southampton, sulmuesi shfrytëzoi shpejtësinë e tij mbreslënëse duke kaluar edhe portierin kundërshtar.

Sulmuesi kuqezi ka shënuar golin e pestë për këtë sezon të parë të tijin në Premier League me fanellën e Southampton, i huazuar nga Chelsea deri në fund të sezonit. Broja dërgoi topin në rrjetë në minutën e 49-të, duke shënuar golin e tretë për Southampton.

Pas një pasimi të marrë nga Romeu, Broja me një sprint të fuqishëm la pas mbrojtjen kundërshtare dhe dërgoi topin në rrjetë dhe më pas festa me shqiponjë.

Pas disa dëmtimeve në fushën e lojës, trajneri Hasenhutl ka zgjedhur që ta largojë nga fusha rreth 10 minuta para fundit të takimit.

I gjithë stadiumi i Southampton është ngritur për ta duartrokitur, teksa nuk munguan edhe flamujt shqiptar dhe me shumë duartrokitje.

3 komente në “VIDEO: Shkëlqeu me shënimin e golit, tifozët ngrihen në këmbë dhe përshëndesin Armando Brojën me flamurin shqiptar  ”

  1. Bledi says:

    bravo Armando Broja. respekt per punen qe po ben dhe spektaklin qe dhuron cdo ndeshje.

  2. Sara says:

    Te lumte o Djale Malcie, po ketu ne mes te hajduteve ti je mall skarco… kane poshteruar edhe Eduardo Rejen ne pleqeri kusaret e ketij populli, e kane detyruar te veje ne dyshim njohurite e veta ndaj profesionit me te cilin ka ngrene buke kaq vite …
    Kur do shporrim keta kusare nga Shqiperia mbare?!

  3. Sheshi i flamurit says:

    Broja kujdes me zhgaben se e ke pronarin e klubit Serb tani!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje