Serbi Djokoviç fiton betejën për të qëndruar në Australi

10 Janar 2022, 09:11Sport TEMA

Një gjykatë në Australi vendosi të urdhërojë lirimin nga qendra e izolimit të tenistit serb, Novak Djokoviç,  duke e konsideruar të paarsyeshëm vendimin e qeverisë për të refuzuar hyrjen e tij në Australi.

Sipas gjyqtarit Kelly, Djokoviç duhet të lirohet menjëherë dhe t’i kthehen të gjitha dokumentet, përfshirë pasaportën.

Tashmë, pas këtij vendimi, tenisti serb do të ketë mundësinë të luajë në Australian Open dhe të synojë titullin e 21 Grand Slam.

34-vjeçari Djokoviç prej datës 6 janar është mbajtur në një qendër ndalimi për emigrantë pasi nuk kishte kryer vaksinimin kundër koronavirusit.

Por avokati i tij paraqiti në gjykatë prova sipas të cilave tenisti nuk ishte vaksinuar pasi kishte kaluar virusin së fundmi.

Sipas masave të vendosura në Australi, çdo i huaj që hyn duhet të jetë i vaksinuar me dy doza kundër koronavirusit.

2 komente në “Serbi Djokoviç fiton betejën për të qëndruar në Australi”

  1. Guardium says:

    Nole numer 1 ne gjithçka. Tenisti me i madh i te gjithe koherave, i cili me ndeshjet dhe performancen e tij ka dhene spektakel gjithmone.
    Kjo eshte nje fitore, per te gjithe ata, qe mendojne trupi im, zgjedhja ime.
    Suksese Novak Djokoviç dhe uroj te fitosh dhe titullin e 10 ne Australi dhe te 21 ne karriren tende.
    Dhe pa kete, je me i madhi i te medhenjve.

    1. tifozi says:

      Guardium-Djokovic fitoi vetem nje gjygj, por nuk e ka kaluar akoma hallin. Tani eshte ne dore te Ministrit te brendshem Australian per ti dhene doren e fundit, pasi ai ka te drejte te revokoje vizen e dhene atletit serb dhe nese kjo ndodh, Djokovic nuk mundet te hyje per 3 vjet ne Australi.
      Ketu problemi nuk eshte vetem per nje sportist, sado i talentuar e me fame, por per nje qytetar te huaj qe thyen ligjet e nje vendi tjeter. Nuk dua aspak te hyj ne debate nese vaksinimi kunder Kovid-it eshte apo jo i drejte, por ta analizoj problemin nga nje aspekt tjeter, qe cdo qytetar i huaj ka detyrim per te respektuar ligjet e vendit mikprites. Djokovic i theu keto ligje dhe meriton te debohet nga Australia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje