Milan “fshin” Venezia-n dhe parakalon Inter-in

9 Janar 2022, 14:37Sport TEMA

Milan nuk ndalet. Kuqezinjtë kanë mundur 3-0 Venezia-n në transfertë dhe kanë marrë përkohësisht kreun e renditjes së Serisë A.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Theo Hernandez, autor i një dygolëshi.

Ky ka qenë dygolëshi i tretë në Serinë A për francezin, pas atyre kundër Parma-s dhe Torino-s.

Nga momenti që luan me Milan-in (2019/20), Hernandez është mbrojtësi që ka shënuar më shumë dygolësha në pesë kampionatet kryesore të Europës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje