Ezequiel Lavezzi është kthyer në qendër të thashethemeve pikante në Argjentinë. Ish-sulmuesi i Napolit dhe PSG rrezikon të humbasë disa prona për shkak të betejës në gjyq me ish-partneren Yanina Screpante.
Ndërkohë, gazetarët argjentinas kanë zbardhur disa sekrete të papublikuara për marrëdhënien mes futbollistit të famshëm dhe të dashurës së re, modeles Natalia Borges.
Mesa duket kjo e fundit ka qenë e fejuar me një nga miqtë më të mirë të Lavezzi-t, kur ra në dashuri me “Pocho”.
“Lavezzi dhe Natalia u takuan për herë të parë në Ibiza, gjatë një darke prej katër personash.
Ajo ishte e fejuar me Lorenzo, një mik i ngushtë i ish-futbollistit”, – tha gazetari Guido Zaffora në programin televiziv “Es por hay”.
“Borges u lidh me Lavezzi dhe Lorenzo mbeti vetëm, i braktisur, duke humbur edhe të fejuarën, edhe shokun e ngushtë”, – shtoi ai, duke e krahasuar historinë me trekëndëshin e famshëm të dashurisë Mauro Icardi-Ëanda Nara-Maxi Lopez.
Lavezzi e ka “ngrënë pas krahëve” shokun e tij të ngushtë, njësoj sikurse bëri dikur Icardi me Maxi Lopez, të cilit i rrëmbeu gruan (Wanda Nara), edhe pse ishin shokë për kokë.
Me ato bikini qi majka kjo e?
a pa pa pa pa ,
do mjaftonte nji shikim ashtu ,,si din (ato qe ja don fort?pasionin )
per te ndezuar flaket brenda gjoksit ,e shperthyer ajo deshire ,per ta pasur sa me pare n krah
si nji akullore e lepir .
Natyrishte qe do me vriste ndergjegja dhe do me vinte shume keq per shokun ,
por nashiiiiiiiiiiii
per cfar jetojme dreqi ta haje dhe kte pun ?
Asnji nuk ka faje ,te gjithe jane te pafajshem eshte Dashuria qe kerkon te jetoj ne ate?
–
Natuyrishte qe sdo ja keshilloja asnjonit ket gjo?
Kane fillu me update skenarin me dashnoret e futbollisteve revistat roze sepse u be bajate duke lexu po te njejtin lajm psh si e Ka emrin gruaja e Tottit,si u njohen,kur e bene per here te pare,si ngeli me barre,si I rikuperoi kilet e teperta brenda 2 jave,si I fotografoi me teleobjektiv paparazzi “pa dijenine e tyre” nderkohe tani the news jane si ndroi kursin gruaja e filan futbollisti duke perfunduar tek krevati I shokut “te ngushta” te burrit.
Lajm i madh