Milan nis vitin me fitore, mposht Romën dhe i afrohet Interit

6 Janar 2022, 20:54Sport TEMA

Milan e nis vitin dhe fazën e dytë të Serisë A në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kuqezinjtë mposhtën në San Siro me rezultatin 3-1 Romën dhe tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë mbrapa Interit kryesues.

Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli kaloi në avantazh që në minutën e 8 të ndeshjes, falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Giroud. Messias dyfishoi rezultatin në minutën e 17, pas një gabimi të mbrojtjes së Romës dhe shtyllës së goditur nga sulmuesi francez.

Roma rihapi ndeshjen në minutën e 40, me Abraham që devijoi një gjuajtje të Pellegrinit.

Por, në minutën e 81, pasi Brahim Diaz dhe Florenzi goditën traversën, Leao vulosi ndeshjen me golin e tretë.

Ndërkohë, Karsdorp dhe Mancini u ndëshkuan me karton të kuq, ndërsa Ibrahimovic humbi 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje