Plani disa vjeçar i Nasser Al Khelaifit që lidhet domosdoshmërisht me fitimin e Champions Leagues vijon të jetë kryefjala e Paris St Germain gjatë çdo sezoni . Kryeqytetasit janë formuar për ta konkretizuar sa më shpejt ëndërrën e tyre dhe sidomos në aktualin janë më afër thyerjes së akullit .
Shume yje kanë udhëtuar drejt ‘’ Parque de Prince ‘’ duke ia ngjallur shpresat Mauricio Pochettinos se mund të jetë një vit që mund ta pozicionojë emrin e tij ndër më të rëndësishmit e historisë së ‘’ Les Pariziens ‘’ sepse me lojtarë si Messi , Hakimi, Ramos , Wijnaldum , Donnarumma , etj , çdo trainer do të kishte të drejtën të entuziazmohej .
Por momenti ideal i kryeqytetasve do të shoqërohet me të tjera ndërhyrje për të kompletuar një skuadër yjesh në të gjitha rolet dhe kësaj here Theo Hernandez i është shtuar listës së ishi-t të Tottenham Hotspurit. Francezi është një pikë referuese në mbrojtjen e Milanit dhe një ndër të preferuarit Stefano Piolit .
Italiani e ka ndryshuar filozofinë e lojës së kuqezinjve të cilët kanë rikuperuar shumë nga mentaliteti fitues, fakt që e kanë reflektuar në Serinë A pa mënjanuar as Champions Leaguen , eveniment ku për fat të keq u eleminuan nga faza e grupeve .
Krahu i majtë i mbrojtjes shikohet si ndër më të dobësuarit dhe ishi i Real Sociedadit është një alternativë e përshtatshme për parizienët . Oferta e Nasser Al Khelaifit do të jetë rreth 70 milionë euro plus 10 milionë në vit që do ti takonin 24 vjeçarit i cili është shëndërruar në një idhull në të famshmin ‘’ San Siro ‘’.
Gjatë 3 viteve në Milano , talenti marsejez ka bërë diferencën duke i shërbyer gjigandëve të Serisë A me një total prej 101 ndeshjesh , 17 golash dhe 18 asistesh , fakt që ka influencuar në performancën e Milanit.
Me një Paris të uritur , duke patur parasysh komponentët përbërës , gjithçka mbetet e hapur sepse pavarësisht përfitimit ekonomik , Theo Hernandez do të kishte shanse reale për të fituar trofe të rëndësishëm .