Marash Kumbulla është kthyer në një qendër të vëmendjes këtë muaj, teksa përflitet për një largim nga radhët e Romës.
Një sezon me luhajte ky i fundit për mbrojtësin shqiptar, i cili me Mourinho-n nuk po përjeton të njëjtin shkëlqim si te Verona pavarësisht se pritshmëritë për të ishin të larta.
Por me sa duket jo për të gjithë, pasi Mario Sconcerti tregon se e sheh lojtarin e Kombëtares kuqezi si të mbivlerësuar, madje edhe kur mbante veshur fanellën e Hellas Veronës.
Në një intervistë për “TMW Radio”, gazetari i mirënjohur italian shprehet se nuk e sheh Kumbullën as si lojtar të madh, e as si një talent premtues.
“Nuk më pëlqen, nuk mendoj se është një lojtar i madh apo premtues. E kam parë të mbivlerësuar që kur ishte te Verona. Asgjë personale, por është një rast klasik i mbivlerësimit të dakorduar”, ka thënë Mario Sconcerti.
Ditët e fundit është përfolur shumë që Kumbulla të ndryshojë ambient merkaton e janarit, pasi pritet një huazim i tij deri në fund të sezonit tek një ekip tjetër i Serie A, por hapa konkret ende nuk ka.
Nuk e di se me cfare e ka pare ky gazetar Kumbullen tek Verona. Me siguri e ka pare me prapanice, pasi tek Verona, Kumbulla ishte nje shtylle a pakalueshme. Mbase i hyri vetja ne qejf dhe pushoi se punuari fort, qe ra ne kualitet.