Sauthemptoni, ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Armando Broja, do të ndryshojë pronësi.
Miliarderi serb, Dragan Solak, do të jetë pronari i ri i klubit. Lajmin e ka bërë publik vetë klubi në një postim në Instagram, ku shpjegon detajet e kësaj lëvizjeje.
“Përgjatë këtyre dy viteve kemi kërkuar një investitor të duhur për klubin.
Tani kemi gjetur zgjedhjen perfekte. “Sport Republic” janë investitorë me eksperiencë në fushën e futbollit,” u shpreh drejtori i klubit Martin Semens.
“Sport Republic” është një kompani me bazë në Londër, e themeluar nga Henrik Kraft dhe Rasmus Ankersen. Vizioni i tyre është të ndihmojnë futbollin dhe teknologjinë, që të arrijnë maksimumin e potencialit.
Miliarderi serb, Dragan Solak është themeluesi i “United Group”, e cila është lider në fushën e telekomunikacionit dhe medias në Europën lindore.
Southampton quhet Southampton jo Sauthemptoniii.