Tek Juventus ka lëvizje për merkaton e janarit. Pas thashethemeve për një kalim të mundshëm të Alvaro Morata tek barcelona, Juve ka nisur së fundmi përpjekjet e para për Mauro Icardin e PSG.
Klubet nuk kanë menduar ende për formulat dhe shifrat për një transferim të mundshëm, Juventus do të kërkonte më shumë një huazim, por ka pasur një kërkesë të parë për informacion nga skuadra italiane.
Siç raportojnë ekspertët e merkatos në Itali, në ditët në vijim Juventusi do të duhet të vendosë nëse do të merret seriozisht apo jo me sulmuesin argjentinas.
Nga ana tjetër, klubi parizien do të vlerësojë nëse është i gatshëm të pranojë një zgjidhje të përkohshme pa detyrime blerjeje.
Dëshira e Juventusit është të zgjedhë me kujdes sulmuesin e së ardhmes në fund të sezonit. Ndërkohë, Icardi është rikthyer në stërvitje me lojtarët e tjerë të Paris Saint-Germain.