Nuk ka fitues por ka spektakël. Chelsea-Liverpool mbyllet në paqe

2 Janar 2022, 19:37Sport TEMA

Në “Stamford Bridge” nuk mund të mungojë spektakli në një ndeshje mes Chelseat dhe Liverpool. Dy skuadrat që po ndjekin Man. Cityn kryesues u përplasën mes tyre me mungesa të mëdha nga covidi,dëmtimet por edhe nëshkimet siç ishte rasti i Lukakut që u la në tribune nga trajneri Tuchel.

Gjithsesi “The Reds” dhuruan menjëherë spektakël teksa shënuan 2 gola të shpejtë me Mane fillimisht në 9’ e më pas me Salah në 26’.

2-0 për miqtë dhe dukej sikur Chelsea pësoi një nokaut të rëndë por ja që “blutë e Londrës” nxorrën jashtë karakterin e tyre duke shënuar 2 herë po brenda pjesës së parë.

Mateo Kovaçiç me një supergol në 42’ shkurton diferencën dhe 3 minuta më pas Pulisiç vendos barazpeshën në një barazim 2-2 spektakolar në vetëm 45 minuta.

Fraksioni i dytë është tepër i bukur dhe emocionues edhe nga intensiteti i lojës ku sërish Mane e Salah mund të kalonin Liverpoolin në avantazh e nga ana tjetër Pulisiç pati një tjetër rast të mire.

Në fund rezultati final mbetet 2-2 me një barazim që kënaq ndoshta të dyja skuadrat por më shumë gëzon Man. Cityn që vijon të shkëputet në krye dhe tani është 10 pikë larg Chelseat.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje