Man City e nis vitin me fitore, përmbys Arsenalin për gjashtë minuta

1 Janar 2022, 15:51Sport TEMA

Man City e nis me fitore vitin 2022, ashtu si e kishte mbyllur atë 2021. Skuadra e Pep Guardiola gjithmonë e më shumë dominuese në Premier, merr 3 pikë të arta në “Emirates”…

Arsenali bën dhe shbën… Skuadra e Arteta ka humbur ndeshjen e parë të vitit pasi ka humbur toruan sidomos në pjesën e dytë, ku në 6 minuta “katranosi” atë të mirë që kishte bërë në pjesën e parë duke kaluar në avantazh me Saka.

Një penallti e shkaktuar nga Xhaka (e vendosur nga konsultimi me VAR) një rast i humbur nga Martinelli me portën gati të boshatisur dhe i kuqi i Gabriel më pas kanë rikthyer në lojë ekipin e Manchester City që gjeti barazimin me Mahrez nga 11-të metrat.

Dhe pikërisht në frymën e fundit, Rodri përfiton nga një pakujdesi e mbrojtësve Gunners që nuk e largojnë topin siç duhet, duke ia falur spanjollit, që shënon si një sulmues “zone” brenda pak metrash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje