Tifogrupi i Interit “Curva Nord”, kanë dalë kundër Romelu Lukaku, pas deklaratave të këtij të fundit, ku tha se dëshiron të rikthehet te Interi.
Duket se tifozët ziklatër nuk e kanë kapërdirë dot largimin e belgut në verë dhe së fundmi kanë reaguar me një banderolë të shpalosur.
“Nuk ka vlerë kush ikën me shiun, por ai që qëndron në stuhi!”, shkruhet në banderolë.
Kujtjmë se 28-vjeçari ishte kthyer në një idhull të tifozëve të Interit, të cilët në verë u zhgënjyen, kur Lukaku vendosi të largohet në drejtim të Chelsea.