Trajneri i Vllaznisë, Brdaric për mediat gjermane: Rrogat vonohen, Shqipëria shumë mbrapa për terrenet sportive

30 Dhjetor 2021, 15:25Sport TEMA

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric në një intervistë të dhënë në Gjermani, për “Die Rheinpfalz”, është shprehur se Shqipëria është shumë mbrapa për terrenet sportive. Brdaric thotë se skuadra e tij stërvitet në pyll dhe livadhe, ndërsa shtoi se ka edhe vonesa për rrogat.

“Ushqimi shijon më tepër gjithmonë pas një fitore. Nëse sjell një ekip nga askundi dhe e dërgon në Europë, sigurisht që të bën të ndihesh krenar. E mendova si një mundësi dhe sfidë të madhe Vllazninë.

Përshtypja nga Shqipëria? Sa vjen këtu e vëren lehtë sesa i bukur që është ky vend. Megjithatë stërvitemi në një fushë në pyll dhe në livadhe. Shqiptarët janë shumë mbrapa kur bëhet fjalë për terrenet stërvitore.

Kemi stadiumin e Vllaznisë që i përgjigjet kushteve europiane, por ndonjëherë luajmë në fshatra.

Gjithashtu duhet të kem kujdes që lojtarët e huaj të mos përdorin pjesën e fushës si justifikim nëse paraqiten keq në ndeshje. Ne e filluam nga e para dhe tani kemi ndërtuar një ekip konkurrues. Shpesh ndodh që të vonohen rrogat dhe kjo është arsyeja se përse i ftoj lojtarët për darkë”, u shpreh Brdaric.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje