Shpallet formacioni më i mirë i vitit 2021 për Kategorinë Superiore

30 Dhjetor 2021, 14:11Sport TEMA

Fundi i vitit 2021 ka sjellë edhe formacionin më të mirë për këtë vit në Superligën Shqiptare.

FSHF në bashkëpunim me RTSH Sport ka shpallur lojtarët më të mirë dhe trajnerin fitues.

Edhe pse jo me titullin e kampionit, trajneri më i mirë është përzgjedhur Brdaric i Vllaznisë.

Cmimin e Topit të Artë në vitin 2021 në Shqipëri e ka marrë Dejvi Bregu, që edhe pse la Shqipërinë në verë për të kaluar në Turqi ka merituar trofeun e rëndësishëm.

Portieri më i mirë është Bekaj i Tiranës, ndërsa në mbrojtje lojtarë si Gurishta, Belica, Adili dhe Ismajlgeci.

Në mesin e fushës Shehu i Laçit, Aleksi i Teutës dhe Lushkja po i Laçit. Sulmi i takon Asanit që luan tanimë në Hungari, Bregut dhe Ibraimit të Dinamos.

Formacioni:

Visar Bekaj, Erdenis Gurishta, Egzon Belica, Mevlan Adili, Marsel Ismajlgeci, Julian Shehu, Albano Aleksi, Regi Lushkja, Jasir Asani, Dejvi Bregu, Agim Ibraimi

Trajner: Thomas Brdaric

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje