Peshëngritësi Briken Calja, kampion bote në stilin e shkëputjes, ka kaluar me sukses testin anti-doping.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë shtangisti shqiptar, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij duke e postuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” se ndihet i lumtur…
“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet anti-doping dolën duke treguar pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit.
Jam jashtëzakonisht im lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit certifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe personalisht të miat.
Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkroi Calja.
Bravo Calja.
Arritje e shkëlqyer. Nuk e di se sa mbeshtetje me patur nga Federata, por si kane ardhur punët ne Shqipëri, keto Jane me shume suksese personale prej vullnetit te hekurt, se sa nje Pune kolektive
Urime kampioni yne i botes!
Jeni krenaria e sportit shqiptar dhe keni gdhendur me germa te arta emrin tuaj perjetesisht.
Faleminderit nga zemra KAMPION!
Rrespekte or Briken Calia na bere krenar te terve ne qe ndihemi shqiptar kudo qe ndodhemi , brravo kapioni jon te urojm edhe ne te ardhmen rrekorde te reja , shteti shqiptar duhet ti japi shperblim 500 mij euro kampionit dhe shtepi ne Tiran , rrespekte Briken je i vetmi kampion bote ne historin e ktij vendi suksese dhe ne te ardhmen kalofsh nje fest te bukur .