Kosova i rrëmben talentin Kombëtares shqiptare, sulmuesi firmos kontratën me “Dardanët”

28 Dhjetor 2021, 15:39Sport TEMA

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti ka vendosur që t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ai, pas takimit të sotëm me presidentin Agim Ademi, e ka nënshkruar shkresën nëpërmjet të cilës do t’i kompletohet dokumentacioni i nevojshëm për t’u paraqitur në fanellën e Dardanëve.

Sahiti është sulmues anësor dhe aktualisht është duke kaluar formë shumë të mirë në kampionatin kroat. Në këtë edicion ai ka luajtur në 18 ndeshje me Hajdukun, duke qenë ndër lojtarët më të mirë të skuadrës, teksa ka kontribuar me 2 gola dhe 2 asistime.

Emir Sahiti në të kaluarën ka luajtur për ekipin Kombëtar të Shpresave të Shqipërisë, kurse tani dëshira e tij është që ta përfaqësojë Kosovën. Presidenti Ademi e përgëzoi Emir Sahitin për vendimin e marrë dhe i shprehu mirëseardhje në kampin e Dardanëve, me shpresë që viti 2022 do të jetë vit i sukseseve të përbashkëta.

Emir Sahiti u shpreh i lumtur që po i jepet mundësia që ta japë kontributin e tij për Kombëtaren e Kosovës, teksa theksoi se do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe të japë maksimumin qoftë në fanellën e klubit të tij, e në të ardhmen edhe në fanellën e Dardanëve.

5 komente në “Kosova i rrëmben talentin Kombëtares shqiptare, sulmuesi firmos kontratën me “Dardanët””

  1. tifozi says:

    Per hir te nje grupi idjotesh qe jane ne krye te federatave perkatese, po minohet futbolli kombetar. Ne vend qe te bashkojme kampionatet dhe cdo gje tjeter, krijojme pseudo-kombe nga i njejti popull. Jemi nje komb aq i vogel saqe cdo ndarje e nje grupi sado te vogel krijon shume boshlleqe dhe na dobeson. Europa dhe fqinjet na duan te ndare, pasi e dine se te bashkuar shqiptaret jane nje rrace qe di te fitoje. E kemi treguar ne mijera vjet te ekzistences mes lufterave te pafundme per mbijetese.

  2. Pune koqevaresh says:

    Varri leshin pune koqevaresh cdo dite nderojne nje flamure

  3. Taulant says:

    Beri mire u largua nga llumi ku eshte katandisur federata e Shqiperis.

    1. tifozi says:

      Taulant-te largohesh nga kombetarja kuq e zi apo te afrohesh ndaj saj nuk eshte per ti bere qejfin njeres apo tjetres federate.
      Te veshes fanellen e kombetares eshte provilegj qe i behet cdo sportisti. Mjafton te kujtojme fjalen e kapitenit tone legjendar, Lorik Cana dhene nje reviste te huaj, qe kur e pyeten mbas pranimit te FKF-se nga FIFA dhe UEFA ne se ai do i bashkohej perfaqesueses se Kosoves, tha se per cdo djalosh shqiptar, veshja e fanelles kuq e zi eshte nje enderr qe per te ishte bere realitet dhe se per te nuk kishte kuptim braktisja e kombetares se zemres, sic e quajti ai.
      Fakt eshte se as Shqiperia dhe as Kosova nuk ja kane dale te vecuara qe te lene gjurme ne futbollin nderkombetar.
      Bashkimi i the gjithe shqiptareve eshte amaneti qe na ka lene Heroi yne Kombetar, Gjergji i madh i Kastrioteve. Keta qe perfaqesojne te dy federatat nuk jane patriote, por thjesht kane hallin e karrikeve te tyre, ndryshe nuk ka se si spjegohet qe nuk i bashkojne Kampionatet dhe Kupat duke e bere kompeticionet tona me te forta. Te kemi nje kombetare te vetme kuq e zi, pasi jemi i njejti popull. Kemi te njejten ADN, te njejten histori, tradite, kulture dhe te njejtet heronj qe dhane jeten, jo qe te shikojne nje popull te ndare nga nje vije e genjeshtert kufiri, apo nje flamur te Kosoves qe as per te fshire prapanicen nuk ben pune. Kosovaret nuk luftuan pushtuesin serb qe te rrine te ndare prej trungut te atdheut meme.
      Po te mundeshin, ato heronj qe luftuan per bashkimin kombetar do te ngriheshin prej varreve dhe do ti kapnin perfyti keta lapanjoze qe kane uzurpuar karriket ne Tirane e ne Prishtine. Te tjeret na duan te ndare, pasi kane frike prej shqiptareve te bashkuar. Kush eshte kunder bashkimit, eshte nje vemje e ndyre qe nuk meriton qe te quhet shqiptar.
      Le ta fillojme bashkimin kombetar nga sporti, energjitika e perbashket, ligjet e perbashketa, shkollat me sisteme te unifikuara dhe cdo gje tjeter. Po pritem prej te tjereve do vdesim te ndare dhe te pafuqishem duke pritur te na anetaresojne ne nje BE, ku edhe ata qe jane anetare duan te dalin prej saj.

  4. olsi says:

    tifozi respekt hallall per fjalet qe ke shkruar, nuk kam cte shtoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje