Vedat Muriqi shihet gjithnjë e më larg Lazios. Sulmuesi i Kosovës, nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe tashmë largimi duket afër.
Futbollisti nuk është në planet e trajnerit Sarri, për këtë arsye duhet të gjejë një ekip të ri. Interesimet nuk mungojnë, teksa Muriqin e duan në Angli.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se Hull City, që militon në Championship, ofron 10 milionë euro për të arritur një marrëveshje me Lazion.
Ende nuk ka një përgjigje përfundimtare nga klubi bardhekaltër, pasi agjenti i lojtarit po shikon edhe për opsione nga Turqia, aty ku Muriqi dy sezone më parë shkëlqente me Fenerbahce.