Përplasja Broja-Reja, Armando Duka sulmon lojtarin: Nuk është lojtar i madh ai, duhet të mësojë të sillet

27 Dhjetor 2021, 21:00Sport TEMA

Armando Broja është padyshim futbollisti i momentit në kombëtaren shqiptare, pasi jo vetëm ka shënuar, por po tërheq vëmendjen edhe me performancën e tij në Premier League, ku vesh fanellën e Southamptonit.

Megjithatë kohët e fundit ka pasur edhe një “debat” mes energjisë së Brojës dhe pjekurisë së Rejës, që është komentuar jo pak, teksa së fundi tekniku italian u ankua për sjelljen e sulmuesit 20-vjeçar kuqezi.

“Diferencë e madhe në fakt mes një 76-vjeçari si Reja, me një 20-vjeçar si Broja, por unë kam vlerësime maksimale për të dy, nga pikëpamja sportive. Broja është një futbollist me talent, por nuk mund të themi ende që është një lojtar i madh, pasi i duhet akoma kohë dhe punë.

Ka potencial dhe mundësi, por të gjithë ne duhet të jemi pozitivë, për ta shtyrë të bëhet një futbollist i madh për veten e tij, ashtu si edhe për ne, pasi nuk na vijnë përditë talente të tillë. Ndihma që duhet t’i japim, është të jemi realë, dhe jo ta fërkojmë kur ai gabon. Të gjithë jemi njerëz që gabojmë, por kur vihen në dukje kritikat, është e rëndësishme t’i korrigjojmë ato dhe jo të reagojmë keq.

Kam shumë besim që ai do të na ndihmojë, siç do të na ndihmojnë edhe të gjithë të tjerët. Futbolli është një lojë kolektive dhe askush nuk mund ta marrë rezultatin i vetëm, ndaj duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin në çdo milimetër, ndaj një milimetër më shumë Broja dhe po aq më shumë Reja, për të shkuar në rrugën e duhur. Nuk ka debat, por thjesht kritika”, u shpreh presidenti i FSHF-së.

5 komente në “Përplasja Broja-Reja, Armando Duka sulmon lojtarin: Nuk është lojtar i madh ai, duhet të mësojë të sillet”

  1. Sul Koburja says:

    Duka mos hyr në këto çështje se je kot fare,se vetëm prish punë,janë marrëdhënie trajner lojtar,dhe nuk nxjer as ndonjë lek që ti e ke shumë qejf.

    1. tifozi says:

      Megjithate Duka ne kete pike ka te drejte, packa se personalisht mendoj se ai eshte shkaterruesi i futbollit shqiptar dhe duhet te largohet si president i FSHF-se.

  2. Ed says:

    Per faj te Dukes kemi shume lojtare we luajne osé Jane djegur. Duka rri urt or hajdut.

  3. Shqiperi etnike pa serb dhe grek says:

    Ideja qe te eci me kembe ne toke e ndihmon lojtarin , edhe pse ne jemi ne kulmet e entuziazmit dhe euforise me futbollin e po lun Broja. Shume shpejt ka me qene emer qe ke me na krenu si komb . Mirpo ne moshen qe eshte , perkedhelja e demton sepse ja err syte nga llastimi , e ja var punes . Nje teh brisku eshte suksesi si lojtar i madh , nda deshtimi. Megjithate keto fjale kur thuhen nga Duka edhe ne qofshin te drejta , kane edhe ironi dhe hipokrizi brenda sepse nuk eshte personi i duhur.

  4. WTF was that? says:

    Liria e fjales nuk do te thote liri e shpifjes .
    Me thoni se ne cilen pjese Te intervistes Duka thote:ai duhet te mesoje si te sillet?
    Formacioni I ekipit behet nga traineri jo nga gazetaret .Nese gazetaret dine me mire le te marrin nje ekip e te na tregojne si behet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje