“Suksese”! Partizani mbyll pritjen e gjatë për Ilir Dajën: Takim me drejtuesit, ndarje miqësore

28 Dhjetor 2021, 15:12Sport TEMA

Pas një pritje të gjatë edhe pse ishte mësuar largimi i Ilir Dajës, Partizani ka ardhur me njoftimin zyrtar për trajnerin. Vetëm pak minuta më parë kryeqytetasit kanë shpërndarë njoftimin ku thuhet se pas një takimi me drejtuesit e klubit është vendosur për ndarjen miqësore.

Gjithashtu Dajës i urohet shumë suksese për të ardhmen.

“FK Partizani njofton përfundimin e bashkëpunimit me trainerin Ilir Daja. Në përfundim të vitit kalendarik të aktivitetit sportiv, drejtuesit dhe traineri Daja kanë zhvilluar një takim në të cilin është diskutuar ecuria dhe performanca e skuadrës.

Në përfundim palët kanë vendosur të ndahen miqësisht dhe të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre për pjesën e mbetur të sezonit.

Klubi falenderon trainerin Ilir Daja per kontributin e dhënë dhe punën e përkushtuar që ka bëre gjatë gjithë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit të Partizanit, duke i uruar njëkohësisht shume suksese ne te ardhmen”, shkruhet në reagim.

1 komente në ““Suksese”! Partizani mbyll pritjen e gjatë për Ilir Dajën: Takim me drejtuesit, ndarje miqësore”

  1. tifozi says:

    Me demek, faleminderit me nje shkelm bytheve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje