Hapet zyrtarisht merkato e Superiores: Nga Partizani, Dinamo, tek Egnatia, skuadrat që janë më në emergjencë

1 Janar 2022, 18:08Sport TEMA
Hapet zyrtarisht merkato e Superiores: Nga Partizani, Dinamo, tek Egnatia,

Ditën e sotme më datë 1- janar që shënon dhe fillimin e vitit 2022, gjithashtu është edhe dita e parë e merkatos së dimrit për skuadrat e Kategorisë Superiore.

Dhe pse merkato e janarit nuk te jep shumë alternativa për të zgjedhur lojtarët e duhur për të përforcuar ato reparte që kanë çaluar në këtë pjesë të parë të sezonit, thuajse të gjitha ekipet e Superiores do të futen në merkato për të synuar që të gjejnë elementet që u nevojiten.

Një nga ekipet që pritet të bëjë merkato emergjente është skuadra e Partizanit, e cila deri më tani ka qenë një ekipet që ka zhgënjyer më së shumti, ç’ka solli dhe shkarkimin e trajnerit Ilir Daja pas humbjes në derbi.

Të kuqtë përveçse emërimit të teknikut të ri, pritet që të afrojnë lojtarë në të gjitha repartet ku më emergjenti është ai i sulmit, pasi Junior nuk ka qenë në lartësinë e duhur edhe pse nuk është një sulmues i mirëfillt. Gjithashtu, edhe në mesfushë dhe në qëndër të mbrojtjes, 16- herë kampionët e vendit do të shohin për afrimin e elementëve cilësore ku një ndër ta që pritet të behët zyrtar është fantazisti i kombëtares shqiptare Sherif Kallaku që të hënën pritet të dal në stërvitje me fanellën e kuqe, ndërkohë që pasuesi i Ilir Dajës me shumë gjasa do të jetë Dritan Mehmeti, shkruan Gazeta Sport.

Gjithashtu, edhe Dinamo është një ndër skuadrat që pritet të bëjë një merkato voluminoze, gjë që e bëri dhe verë por që nuk ka rezultuar efikase. Ashtu si Partizani, edhe Dinamo ka qenë një zhgënjim deri në këtë fazë të kampionatit, pasi nga synimi i titullit kampion që kishin start të sezonit, tashmë renditet në vendet  e fundit të tabelës.

Ekipi që drejtohet nga trajneri Bledi Shkëmbi synon gjithashtu përforcime në të tre repartet dhe deri më tani një nga emrat që pritet të firmosë së shpejti është ai i ish mesfushorit të kombëtares Sabien Lilaj.

Ndërkohë, edhe ekipi i Egnatias që u rikthyer pas shumë vitesh në Superiore është një ndër skuadrat që deri më tani ka larguar thuajse pjesën me të madhe të lojtarëve të afruar gjatë merkatos së verës dhe ende nuk ka kryer zëvëndësimet e tyre.

Në krye të rrogozhinasve ndodhet trajneri kosovar Zekira Ramandani, i cili duket se fokusin e merkatos së tij do e bëjë jashtë kufijëve në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, kampionate dhe lojtarë që ai i njeh mjaft mirë dhe do kërkojë që ti bindë për ti afruar tek Egnatia, raportonGazeta Sport.

Sa i përket skuadrave të tjera situata duket mjaft e qetë sidomos tek skuadrat e kruet si Tirana, Kukësi, Vllaznia apo dhe Laçi, që deri më tani janë brenda objektivave të tyre, por që gjithashtu gjatë kësaj merkatoje do të synojnë që të mos rrinë duarkryq ku po studiojnë që pikat e dobëta t’i përforcojnë me lojtarët e duhur pa u nxituar.

Pa harruar këtu dhe Teutën që ka larguar futbollistin kryesor që ishte Sherif Kallaku dhe që do synojë të zëvëndësojë boshllëkun e krijuar prej tij.

Dhe tek ekipet nga  fundi i tabelës si Skënderbeu apo Kastrioti drejtuesit po përgatiten për disa blerje për të përforcuar skuadrat e tyre për të arritur objektivin që është qëndrimi në Kategorinë Superiore.

Kampionati do të rikthehet më datë 15 janar kur do zhvillohen ndeshjet e javës së 16-të. (Gazeta Sport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje