Një lajm i trishtuar për futbollin shqiptar vjen nga Elbasani, ku presidenti i ekipit të atij qyteti, Arben Laze, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.
Presidenti i verdhebluve kishte pësuar një infarkt disa ditë më parë, dhe nuk i mbijetoi një ndërhyrje kirurgjikale për ta shpëtuar.
Me Lazen, Elbasani arriti majën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në sezonin 2005-2006, pas 22 vite pritje.