ZYRTARE: Ilir Daja prezantohet tek Ballkani

5 Janar 2022, 15:13Sport TEMA

Pas përfundimit të aventurës tek skuadra e Partizanit, trajneri Ilir Daja ka nisur një eksperencë të re jashtë Shqipërisë.

Ditën e sotme është bërë prezantimi zyrtare tek ekipi kosovar Ballkani, ku Daja do të vijojë karrierën e tij se bashku me ndihmësin Artim Pollozhani.

“Sot në ambientin e stadiumit të FC Ballkanit klubi ka arritur marrëveshje me Trajnerin nga Shqipëria Ilir Daja.

Pas një mbledhje të stafit drejtues dhe stafit teknik, u vendos që Ilir Daja të merrte drejtimin e skuadrës, ndërkohë që Artim Pollozhani do të jetë ndihmës i tij.

Kryetrajneri i ri i Skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Tiranë , ku drejtonte klubin e FK Partizanit.

Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër , duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tone”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje