I refuzohet viza dhe do deportohet, çështja e serbit Djokovic merr përmasa politike

6 Janar 2022, 09:06Sport TEMA

Nga një kërkesë për të luajtur një turne tenisi, pjesëmarrja e Novak Djokovic në Australian Open po shndërrohet çdo orë e më shumë në një çështje ndërkombëtare, ku po ndahen politika dhe opinioni publik.

Kampioni serb nuk do të mund të mbrojë titullin e fituar vitin  e kaluar në Australi, të nëntin  e karrierës.

Lajmi që tenisti kishte marrë një leje speciale nga autoritetet shëndetësore australiane për të marrë pjesë në turne bëri xhiron e botës dhe shkaktoi polemika, sepse Australia është një nga vendet me politikat më strikte kundër pandemisë, dhe u duk se trajtimi favorizues ndaj serbit që nuk është i vaksinuar ishte i padrejtë ndaj të tjerëve.

Po në orët e fundit çështja ka marrë një drejtim pothuajse të kundërt, me ndërhyrjen e kryeministrit të atij vendi, Scott Morrison. I shtyrë nga opinioni publik australian, ai deklaroi dje se Djokovic duhet të sqaronte mirë arsyet se pse kërkonte lejen speciale, që jepet vetëm në disa raste të veçanta, si sëmundje të rënda ose reaksione ndaj vaksinave.

Pak orë më vonë, tenisti që ndërkohë kishte mbërritur në aeroportin e Melburnit u bllokua nga autoritetet me orë të tëra, dhe shpjegimet e tij nuk i bindën, aq sa viza e tij u refuzua.

Këtu çështja u zmadhua edhe më shumë, sepse siç ndodh me çdo të huaj të cilit i refuzohet viza, edhe Djokovic u transferua në një hotel në pritje të rikthimit në vendlindje. Normalisht jo një hotel me 5 yje siç është mësuar ai, por një strukturë ku mbahen të gjithë të huajt me të njëjtin fat, ku muajt e kaluar ka patur vatra të COVID-19 dhe zjarrvënie.

Jashtë strukturës u mblodhën dhjetëra mbështetës të Djokovic, më se shumti me origjinë serbe, që e cilësonin si një turp ndërkombëtar për Australinë trajtimin e sportistit të njohur.

Nga Beogradi, reagoi edhe presidenti Aleksander Vucic, që cilësoi Djokovic si viktimë dhe shtoi se e gjithë Serbia ishte me të, ndërkohë që Morrison u përgjigj duke nënvizuar se kjo nuk kishte të bënte me Serbinë.

Ndërkohë, çështja ka marrë dimensione edhe me të mëdha, sepse me dashje ose jo, Djokovic është shndërruar në heroin no-vax që refuzuesit e vaksinës prisnin prej kohesh. Rrjetet sociale janë të mbushura me mesazhe që e mbështesin, dhe kërkesa për bojkote të produkteve australiane.

Një rol që vetë Djokovic nuk duket sikur refuzon. “Kjo nuk është betejë vetëm për Novak, por një betejë për të gjithë botën”, deklaroi i ati i tenistit, Srdjan Djokovic.

17 komente në “I refuzohet viza dhe do deportohet, çështja e serbit Djokovic merr përmasa politike”

  1. Bledi says:

    ik mer te q.. serben, pordha madhe ti.
    dashke leje speciale a thua Zeusi ne toke ti. te paskan trajtuar si langaraq, sic e meriton ne fakt !

    1. Taulant says:

      Wow sa urrejtje! Ti sikur jeton ne shpelle me lakuriqet.

      1. Dani says:

        Je bere si qente qe lehin pas gardhit per kedo qe kalon,duhet te jesh i papune.

    2. pjeter says:

      Ne fakt,si sportist ske ci thua,per reston,ngelet nje serb,asgje tjeter.
      Vuqiqi me vrap ta presi ne aeroport si princin e ri serbomadh.

    3. Xhon Kocaqi says:

      Ky osht me prejardhje nga serbt e Kosoves,madje ish shqiptar,mbiemri Gjoka…i jati Sradjan….ish Ardjan…

    4. shtjefen palushi says:

      shqiptari baraz rrote kari… i qan hallin KALORESIT… qe i varen kembet… apo bolet…..

  2. Arber iliri says:

    Nuk je në Serbi o psikopat.Kthehu se nuk shkel dot rregullat e Australisë.Në Rusi shko,por Australia është tjetër gjë.

  3. Karabobe says:

    Kështu është kur nëpër librat e historisë shkruajnë që “bota sllave/serbe” është më e “madhe” se pjesa tjetër e botës.

  4. P says:

    Serb rrac e ndyr cdo gje e kthejn personale ,ligji thot qe duhet te Kesh kushte qe te lejohesh ky ca kushtesh ka pa vaksin ,pritet qe Serbia ti shpalli luft australis Brenda 24 orve

    1. mik says:

      Serbi si rrace nuk eshte e ndyre more djale, por eshte njesoj si i gjith njerzimi. Ndersa politika e tyre, PO, eshte e ndyre.
      Rasti i tenistit nuk duhet te bahet lidhje per cdo gja me popullin serb. Asht rast individual.

  5. Barut flaka says:

    Pune vicash vari leshet

    1. asnjeansi says:

      Ata jane “vica”, neve jemi Mazlleme , Sherefedine e Mahmute….sejcili ka te vetat .

  6. Enio says:

    Serbet jane e keqja me e madhe e njerezimit. Shpresoj qe bota ti njohe sa me shpejt se cfare monstrash jane.

  7. Korcari 1 says:

    Serbet e Melburnit qe kane dale ta mbeshtesin ketu ku eshte izoluar me dy police ne dera ,kendojne kenge cetnike ne rruge, ku gjysma e kenges eshte KOSOVO.E kane kthyer si ne arene lufte po asnje nga Australianet nuk eshte bashkuar ti perkrahe sonte.Popull i trashe qe mendjen e ka te lufta.

  8. Gjelle qenesh says:

    Po çhani mender m… more milet.
    Gjokoviç eshte jo nje nder por tenisti me I mire ne Bote. ME siguri se shpejti Rekordmen i kupave te medha
    Nese nuk deshiron te vaksinohet eshte e drejta e tij.
    Ka bere kerkese per leje qe te marre pjese ne Australien open dhe ata e kishin pranuar. Tani me nderhyrjen e politikes po bejne Spektakel.
    Dhe mqs politika ne australi u perzie pse po habiteni qe edhe serbia te perzihet.
    Çka ketu jo serb jo kinez.

  9. Pk says:

    Pikerisht! Eshte padiskutim (te pakten nga rezultatet e der tanishme) tenisti me i madh i te gjitha kohrave GOAT. Kerkoi leje, ja dhane. Shkon me leje, se pranojne! Ku qendron faji i tij? Apo se eshte serb!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje