Me ose pa Mbappe në Paris, Zidane do të jetë trajner i PSG-së

7 Janar 2022, 12:17Sport TEMA

Zinedine Zidane do të jetë trajneri i ardhshëm i PSG-së. Nuk ka dyshime për këtë gazetari i RMC, Daniel R

iolo. Ai deklaroi se ish-trajneri i Realit të Madridit do të marrë trashëgiminë e Mauricio Pochettino në fund të sezonit. Zizou ka qenë tashmë i lidhur me pankinën pariziene në të kaluarën.

Pavarësisht se si përfundon sezoni dhe nëse PSG e fiton apo jo Championsin, sipas RMC Zidane do të marrë stafetën nga menaxheri argjentinas.

Emërimi i Zidanë trajner i PSG-së nuk varet aspak nga qëndrimi ose jo në “Parc des Princes” i Kylian Mbappesë. Sipas RMC, në fakt, edhe nëse ish-sulmuesi i Monacos do të largohej, Zidane do ta pranonte propozimin e klubit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje