Pas tentativave skandaloze për të manipuluar proçesin zgjedhor për kryetarin e Shoqatës Rajonale të Shkodrës, FSHF-ja ka publikuar në faqen e saj një video propagandë për investimin në fushën stërvitore “Reshit Rusi”.
Video vjen në një moment për të anashkaluar ngjarjen e rëndë që presidenti Armando Duka po tenton të kryejë për manipulimin e zgjedhjeve për këtë shoqatë ku për herë të parë nga frika e humbjes ai vendosi të shtyjë votimin me një muaj, me justifikimin e Covidit.
Dhe për ta bërë më qesharake videon e FSHF-së është fakti se fusha që ky institucion u kapur nga Duka prej 20 vitesh, ende nuk ka përfunduar plotësisht 100%. Pra është ende një fushë jo funksionale, ndërkohë që kampionati ndodhet në gjysmën e saj dhe Vllaznia ska ende një fushë ku të stërvitet.
E gjitha bëhet nga Armando Duka për të zhvendosjen e vemendjes nga skandali i shtyrjes së zgjedhjeve për Shoqatën Rajonale të Shkodrës, ku raportohet se gjithçka ka ndodhur nga frika e garës, pasi kandidati favorit për kryetar i shoqatës rajonale të Shkodrës, Lazër Matija, njihet si opozitar me federatën. (TemA)
Don Armando thuaj.