Një ndeshje e bukur dhe spektakolare! Juventus arriti të mposht 4-3 Romën në Olimpico në një duel të luftuar deri në sekondën e fundit. Kryeqytetasit e nisën vrullshëm dhe shënuan me Abraham qe në minutën e 11-të.
Megjithatë dhe kundërpërgjigja e bardhëzinjve nuk vonoi. Dybala realizoi një supergol vetëm pak minuta më vonë dhe rihapi çdo llogari.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Murinhos u shfaq më e rrezikshme dhe mori serish avantazhin. Fillimisht me Mkhitaryan dhe me vone me Pellegrinin, çfarë bënë të besohej se fitorja do të ishte e thjeshtë. Nga ana tjetër Zonja e Vjetër nuk ishte dorëzuar dhe Locatelli me Kulusevskin barazuan gjithçka në minutën e 72.
Dy gola qe rënduan shume nga ana psikologjike tek romanistët pasi vetëm 5 minuta më vonë ndëshkohen dhe nga goli i katërt me De Sciglio.