Pesë gola në Premier League, dy në League Cup dhe tre me Kombëtaren, shifra të mrekullueshme për një lojtar që shtatorit e vitit që lamë pas ka mbushu 20 vjeç. Armando Broja është lojtari i cili i ka rrëmbyer zemrën të gjithë tifozëve të Southamptonit dhe jo vetëm.
Sulmuesi është kthyer në një element shumë të rëndësishëm në skuadrën e drejtuar nga trajneri Ralph Hasenhuttl, teksa në katër ndeshjet e fundit, që është aktivizuar si titullar në shtëpi, lojtari kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës.
Natyrisht që forma e mirë e Brojës nuk ka kaluar pa marrë dhe vëmendjen e Chelsea-t, që zotëron kartonin e 20-vjeçarit. Mediet britanike tregojnë se blutë e Londrës e kanë marrë në konsideratë mundësinë e kthimit të Brojës në ” Stamford Bridge”.
Broja ka nënshkruar për 5 sezone me Chelsea-n, ndërsa në verë u huazua tek “Shenjtorët”, ku e ka shpërblyer më së miri besimin që ka marrë nga stafi teknik.
Southamptoni tashmë ka synim për të blerë kartonin e sulmuesit, që është kthyer në një “yll” në skuadër, teksa deri më tani, në të gjitha ndeshjet që Broja ka gjetur rrugën e rrjetës, skuadra e tij ka mundur që të marrë maksimumin e pikëve. Megjithatë, gazetari italian i futbollit, Fabrizio Romano, ka dërguar sinjale jo të mira për “Shenjtorët”, teksa ka treguar se Chelsea po mendon t’i japë besim të riut në edicionin e ardhshëm.
Broja është një prodhim i akademisë së bluve të Londrës. Para transferimit tek Southamptoni, 20-vjeçari ishte pjesë e Vitteses në Holandë, tashmë mund të jetë duke ngrohur motorët për të zbarkuar në “Stamford Bridge”.
Urime talent !!!
Nja dy keshilla nga plaku:
1. Mbaje koken lart dhe puno fort e me fort.
2. Ne stervitje… merr shembullin e Kristian Ronaldos
3. Ne loje… merr shembullin e Mesit (me kolektiv)
4. Ruaje vehten nga demtimet, duke ndjekur rregullat mjekesore me fanatizem.
Rruge te mbare KAMPION. Ke gjithe shqiptaret ane e mbane globit me vehte.