VIDEO: Festë krenarie me shqiponjë, Broja i “tregon” prejardhjen edhe pronarit serb të klubit

12 Janar 2022, 14:32Sport TEMA

Prej rreth një jave, Southampton ka ndërruar pronësi, pasi aksionet e klubit janë blerë nga një kompani që zotërohet nga serbi Dragan Solak, i cili ishte i pranishëm për herë të parë në tribunën VIP të “St. Mary’s Stadium”.

Regjia fokusoi disa herë serbin, i cili u pa mjaft i lumtur në tribunë, megjithatë në fushë “zot” ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, Armando Broja, që ndizte entuziazmin e tifozëve sa herë që prekte topin, apo lëshohej në sprint, për t’u bërë presing kundërshtarëve.

Sulmuesi kuqezi arriti të dërgojë topin në rrjetë në fillim të pjesës së dytë dhe ashtu siç ka bërë gjithmonë pas golave, festoi sërish me simbolin e shqiponjës, për t’i treguar me krenari prejardhjen e tij, edhe pronarit të ri të klubit.

2 komente në “VIDEO: Festë krenarie me shqiponjë, Broja i “tregon” prejardhjen edhe pronarit serb të klubit”

  1. Sara says:

    Hajt se gjys shqiptar qenka edhe ky Dragani (Sollaku)

  2. tifozi says:

    Broja u vleresua me noten me te larte (9) nga specialistet e futbollit si dhe shpall “man of the match” (lojtari me i mire i ndeshjes)
    Gazetat angleze e quajten brilante performancen e tij si dhe liderin e sulmit te Southampton. Kur doli nga fusha pas demtimit, i gjithe stadiumi e duartrokiti me ovacione.
    Bravo Armando. Nese vazhdon keshtu do arrije majat me te larta ne futboll dhe do vazhdoje te na beje krenare te gjithe ne tifozeve kuq e zi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje