“Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”

14 Janar 2022, 22:38Politika TEMA

Astrit Patozi, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se “edhe pa protestën e 8 janarit, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“Që kur u dha lajmi që Lulzim Basha pezulloi Sali Berishën, unë e kisha shumë të qartë dhe u kam sugjeruar me dashamirësi që në këtë krisje, të përpiqeshin të ruanin të paktën atë që kishte mbetur nga Partia Demokratike. PD-ja ka humbur shumë nga roli i vet dhe nga vlerat që ka pasur. Kursi i pas vitit 2013 ka qenë një kurs degradues dhe në rënie të lirë”, u shpreh Patozi.

“Ndaj, me shumë realizëm i kam sugjeruar që edhe në rast se do të ndahen, të ndahen sa më shpejt dhe në mënyrë demokratike. Në fakt, ata bënë të kundërtën. Nuk i dhanë demokratëve mundësinë për të verifikuar shumicën. Ata kishin detyrimin për të ruajtur prestigjin e demokratëve”, shtoi Patozi.

Sipas tij, “edhe pa 8 janarin, ata nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar”.

“PD-ja duhet të pranojë që ka dy grupime të mëdha që nuk i bashkon më asgjë me njëri-tjetrin. Kjo ndarje duhet formalizuar, që secila të ruajë peshën e vet specifike në elektoratin demokrat”, theksoi Patozi.

2 komente në ““Edhe pa 8 janarin, Basha dhe Berisha nuk kishin asnjë shans për t’u bashkuar””

  1. Ganiu says:

    O Patoz , mos u mer me llafe , dhe mos perfito nga situata , ty ste desh njeri , dhe garen per kryetar, ste deshin , bere partine tende te varen salcicet ne qaf , e pra atu tund ne pazar , lere PD , ike nga PD -ja , mbaroj filmi ….
    Te jesh mefat qe skundershtove Saliun ,se perndryshe do kishe perfunduar dhe ti …….aksident automobilistik si i ndjeri Olldashi…

  2. Timi says:

    Kur ishte në PD nuk kam pasur ndonjë simpati të veçantë për Zotin Patozi.
    Por ka disa kohët e fundit, ve re që bën analiza të sakta, jashtë emocioneve.
    Mendoj që PD e Bashes duhet ta afroje nqs ai pranon, qoftë edhe si zë kritik brenda saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje