Letra e Metës për Celibashin: Presidenti nuk di ku duhen bërë zgjedhjet

14 Janar 2022, 18:30Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Kreu i shtetit është institucioni që sipas Kushtetutës duhet të shpallë zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë si në aspektin e zakonshëm, pra sipas radhës, si jashtë radhës.

Presidenti i Republikës nuk se ka shumë detyra, por dekretimin e zgjedhjeve i ka ndër të parat. Ilir Meta do të duhej të shpallte zgjedhjet në çdo bashki ku ka dalë një vend vacant; siç nisi me Shkodrën ku me largimin e kryebashkiakut të zgjedhur më 30 qershor, duhet t’i shpallte menjëherë zgjedhjet e reja.

La Voltana Ademin pa asnjë logjikë, e kështu ndodhi me bashkitë e tjera. Pasi Meta konsideronte si ëndërr siç e tha edhe vetë që t’i përsëriste zgjedhjet e 30 qershorit 2019, të cilave u vuri minat.

Sot ai ka deklaruar se është gati të dekretojë zgjedhjet e pjesshme bashkiake, por i ka kërkuar Kryetarit Shtetëror të Zgjedheve se ku duhet ndodhur kjo punë.

E ky është skandal i madh, pasi ndërsa Meta kishte ndjekur çdo presje dhe seancë dëgjimore të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, çka është shkelje, e mund të dënohet rëndë për qëndrimin që mbajti sot, ai nuk di ku duhet të shpallë zgjedhje, ku është fiks kompetenca e tij.

Ilir Meta tha sot se do të shpallë më në fund zgjedhjet e pjsshme, a thua se është një gjë fakultative. E tha që u përpoq të mos u mbante po nuk ka t’ja mbajë.

Është shpelje Kushtetuese flagrante, që çdo gjyqtar i Kushtetueses mund ta vejë re thjesht duke renditur kompetencat e Presidentit.

Ilir Meta, tha se sot i ishte mbushur mendja që të niste procesin e dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme, ndërkohë që ai do të duhej që të firmoste dekretin në ditën e publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ose së paku në publikimin e tij në Fletoren Zyrtare.

Për të mos folur për shantazhet ndaj Gjykatës Kushtetuese për “ndjekje disiplinore”, po kjo është lëndë e skandal më vete…

7 komente në “Letra e Metës për Celibashin: Presidenti nuk di ku duhen bërë zgjedhjet”

  1. Tit Vasili says:

    Hajduti e ka mendjen ke leket e vjedhura , si nuk e dika hajduti, por po kerkon te peshoje Ramen , bashen dhe ate Karin e faltores dhe te perfitoje dhe te beje pazare . hajdut do te mbetes si do te shkoje puna e keti Legeni

  2. Fatosi-kosove says:

    Ksaj here do flas une dhe lus kryetarin e KQZ-s qe tme fali dhe njekohesisht mos mendo se po ti rrembej kompetencat, thjesht dua ta qes meten ne rruge pasi i shkoi jeta ne mal-xhungel ;
    Pra illir méta se pari dekreto zgjedhjet ne kooperativen e quajtur LSI dhe fill pas ne qenefin e PD-s e pastaj respekto vendimin e kuvendit mblidh plaqkat dhe zhduku keshtu do i bash nder femijeve tuj qe po shkarraviten ne angli e amerike.

  3. Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles se Varuzhanit says:

    Like, ne KQZ ke nje zar nga Skrapari qe ka qene sekretar ne dy ministri te LSI-se kur ishte ne qeveri. Zari quhet Aurel Lamce dhe megjithese u arrestuar per korrupsion , u mbaj ne arrest shtepi per shume kohe dhe priste vizitat e Ylli Manjanit ne shtepi ne ate kohe , fitoi nje vend pune ne KQZ-se e Celibashit nga Skrapari.
    Ose pyet Monikes per kete pune se te rrefen ajo.

  4. Pilo Lala says:

    Nuk do ishte keq te dekretonte zgjedhjet. Prisni edhe 3 dite, ti dekretoje Presidenti tjeter.
    Por kudo ka nje hile dyshja Berisha-Meta.
    Mos ja jep kete mundesi, se do bej ndonje procke, qe te kerkoje edhe nje vit te zgjidhet.

  5. joel shkodra says:

    Do te perqendrohem ne problemet gjuhesore qe shihen edhe ne dokumentet e organit me te larte shteteror. Nese prane Presidences nuk kane ndonje korrektor letrar-gjuhesor, te pakten duhet t’i dergojne dokumentet prane ndonje institucioni gjuhesor qe t’ia kontrollojne para perdorimit, botimit. Nese e kane korrektorin ne Presidence, atehere duhet ta nderrojne, se dokumentet e instancave te larta nuk mund te durojne gabime gjuhesore. Mjaft kam shkruar per gabimet gjuhesore te gazetareve, folesve te radios e televizionit e deri te ministrat, deputetet etj. Por ketu eshte e zeza mbi te bardhe. Po rendis ndonje gabim te ketij dokumenti: “…aktoreve mund tu interesoje…” duhet me apostrof “t’u”; “Kush jane saktesisht ato njesi …” peremri pyetes “Kush?” perdoret vetem per njerez dhe vetem njejes. Ne kete rast duhej: “Cilat jane ato njesi …”. Por perdorimi i peremrit “Kush?” eshte problem i pothuajse te gjithe gazetareve, folesve etj. e deri te “kokeministri” qe mbahet si perdoruesi i paster i gjuhes shqipe. Por qe kjo te kishte arritur deri te Presidenca, nuk do ta besoja. “tre dite” – numerori “tre” ka dy gjini: “tre djem – tri vajza” e duke qene femerore “dite-dita” duhej “tri dite”.

  6. DinPak says:

    Megjithese nuk kam fare njohuri mbi kompetencat e Gjykates Kushtetuese, por mua me duket absurde qe ky palo president t’i kerkoje kesaj Gjykate te ngrihet e te gjurmoje ne gjithe Shqiperi, bashki-pas-bashkie se kujt i ka mbaruar mandati, kur, qysh dhe si, e kujt jo, e pastaj t’ia vere atij perpara kete informacion, te qethur e te rruar, se pastaj di ai se ç’t’i punoje.

  7. raul says:

    Shume shpejt per keto zgjedhje te vonuara me qellim do shprehet dhe strateg’ja nderplanetare, nderkombetare, kozmike, leshelike, babaxhike me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja direkt nga manastiri i Jales ku jane ngujauar sharebajgat e haremit erotiko naziskin te Jales nen mbrojtjen security te Lefter Hunderr Maliq kokexhufkes , i biri i babait te teqese se Kulmakut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje