Zbardhet axhenda e Erdoganit në Tiranë

14 Janar 2022, 20:40Politika TEMA

Zbardhet axhenda e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili të hënën mbërrin për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Rreth orës 09:00 të mëngjesit presidenti turk do të pritet në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit nga kryeministri Rama.

Erdogan dhe delegacioni i tij do t’i drejtohet Kurbinit, ku do të shohë nga afër ndërtesat e reja, produkt i ndihmës së Turqisë për rindërtimin. 524 apartamente të reja banimi që tanimë kanë përfunduar, do të përurohen nga Erdogan.

Presidenti turk mbërrin rreth orës 14:00 në Tiranë, ku do të ketë një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama.

Dy orë më vonë, Presidenti turk do të vizitojë Xhaminë e Et’hem Beut, e cila është restauruar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Erdogan pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e parë plenare të sesionit të dytë të legjislaturës së X-të.

Në janar të një viti më parë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u prit nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara.

1 komente në “Zbardhet axhenda e Erdoganit në Tiranë”

  1. Dani says:

    Po ky hajduti i Turqise çë me ndihmen e hajdutve të Shqiprise vjedhe edhe leket tona ka arrdhure si President i Turqise a po si Hoxhe çë do vizitone Xhamite në Shqiprie?? Shume njerze thone Jo Gereket a po ku di une por…. Une as nje her nuk kame pare çë kryministri a po President Grek të shkoje e të vizitoje ndo nje Kishe Ortodokse në Shqiprie!!! Ky eshte poshtrime per gjith myslimanet Shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje