VIDEO: Nami me melodinë shqiptare, bëhet virale në Tik-Tok

14 Janar 2022, 17:05Lifestyle TEMA

Tashmë rrjeti social TikTok është padyshim aplikacioni më i preferuar nga shumë të rinj anë e kënd globit.

Videot dhe sfidat që paraqiten në këtë rrjet social bëhen kryesisht virale dhe marrin vëmendjen e miliona njerëzve.

Një sfidë e re e nisur nga dy motra së fundmi në TikTok, ka marrë vëmendjen posaçërisht të shqiptarëve.

Bëhet fjalë për motrat Aisha dhe Azra Mian, të cilat kanë një llogari të përbashkët në rrjetin social TikTok, të quajtur Mian Twins.

Javë më parë, ato kanë publikuar një video të përbashkët, ku mund të shihet teksa kërcejnë në stilin shqiptar, nën ritmet e një kënge e cila ka tinguj të zhanrit popullor shqiptar.

Ndonëse kënga është e shkurtër dhe e realizuar vetëm për TikTok-un, ka mjaftuar që kjo të zgjojë interesin e mijëra përdoruesve për të realizuar video nën ritmet e një kënge të tillë.

Një video duke kërcyer në këtë stil e ka publikuar edhe vet ylli ndërkombëtar me prejardhje shqiptare, Rita Ora.

Ndërkohë, edhe një nga yjet më të mëdhenj të rrjetit social TikTok, Noah Beck, i cili ka mbi 32 milionë ndjekës në këtë rrjet social, shfaqet në një video të publikuar nga miku i tij Markell Washington, duke vallëzuar me atë ritëm.

3 komente në “VIDEO: Nami me melodinë shqiptare, bëhet virale në Tik-Tok”

  1. Arjan says:

    Dhe kjo do te thote te jesh lajm..ahahahahahahahahahha…sa mentalitet fshataresk ky gazetari dhe redaktori qe e shikon…ahahahahahahahha

  2. Mal Cori says:

    Kjo ndodh sepse muzikën shqiptare ( që në fakt është iraniane), e ka ofruar ai shqiptari në videon e parë. Ai zezaku. Ai është shqiptar.
    I lindur nga prindër shqiptarë nga Tropoja. Doli i zi pasi gruaja kur po shkonte në maternitet i kaloi një maçok i zi përpara.

  3. Ernesta says:

    O Mal cori …?? Po vdes me looootttt….???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje