Lulzim Basha nis me vonesë takimin me të rinjtë: Më mirëkuptoni, isha në një takim me të huaj

15 Janar 2022, 17:05Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka nisur më në fund takimin me të rinjtë e FRPD-së i cili ishte parashikuar të mbahej në orën 15:15. Basha tha se e kishin vonuar disa të huaj, por nuk sqaroi se për kë bëhej fjalë.

“Së pari ju kërkoj ndjesë. Isha në një takim me të huaj i cili zgjati më shumë se sa ishte parashikuar. Atyre iu kërkova ndjesë që isha me xhinse se do të vija tek të rinjtë. Ata më mirëkuptuan, shpresoj të më mirëkuptoni edhe ju. Mirë se ju gjej!”- tha Basha.

Zyra e Shtypit në PD kishte njoftuar sot se bashkëbisedimi i kryetarit të PD-së me të rinjtë në Tiranë, në kuadër të procesit zgjedhor për FRPD, do të transmetohej në 15:15. Më pas u njoftua se “aktiviteti i kryetarit Basha me të rinjtë do të transmetohet në 15:30”. Por përsëri Basha u vonua dhe tanimi nisi transmetimin vetëm në orën 16:00.

5 komente në “Lulzim Basha nis me vonesë takimin me të rinjtë: Më mirëkuptoni, isha në një takim me të huaj”

  1. Mario says:

    Genjen, me asnje te huaj s’ka qene, ka qene duke fjetur.

    1. Soreto says:

      Me te huaj, te shtunen pasdite? Genjen si derr, te huajt te shtunave pushojne shokuuuu.

  2. Miradije Hoti says:

    Me falni per vonesen dhe qe jam veshur me xhinse per vonesen kuptohet ka qene ne gjume kur llogaritari kooperatives ka hequr teritalin dhe ka veshur pantallona xhinse eshte shfaqe e huaj .

  3. Sit back and relaks says:

    Ishalla Saliu perdor condom se do te te lere me barre

  4. Sit back and relaks says:

    Ishalla Saliu perdor condom se do te te lere me barre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje