Raporti sekret i CIA-s: Ahmet Zogu i kërkoi Titos 8000 kosovarë të rrëzonte Enver Hoxhën! Si u realizuan bisedimet nga UDB-ja

15 Janar 2022, 13:53Politika TEMA

Auron Tare

Dokumenti i siguruar në arkivat e deklasifikuara amerikane, sjell informacion mbi bashkëpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav, Tito, duke zbuluar detaje të reja mbi bisedimet që bëheshin në pranverën e 1952-it. Memorandumi i 28 majit 1952 është një raport ditor i hartuar për drejtuesit e lartë të OPC, drejtoria e famshme që merrej me operacionet klandestine, një organizatë e cila operonte në zonat gri të spiunazhit amerikan.

Fatkeqësisht, ashtu si edhe në dokumente të tjera të dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikane të OPC janë të fshira dhe në këtë mënyrë është pak e pamundur për të kuptuar rolin e saktë të oficerëve amerikanë të Zbulimit. Gjithsesi, ky dokument hedh dritë në disa detaje mjaft interesante për të kuptuar prapaskenat e përpjekjeve të ish- Mbretit shqiptar për t’u rikthyer në fron. Megjithatë, nga dokumenti i botuar sot kuptojmë se amerikanët kanë pasur mjaft interes për të vëzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist të Jugosllavisë, Tito.

Nga burime agjenturore të rrjetit amerikan në Turqi, OPC, informohet mbi përbërjen e delegacionit të Zogut, i cili përbëhet nga një turk me emrin Tozani, Irfan bej Ohri, një pasues i njohur i Zogut si dhe ish-konsulli i Mbretërisë në Stamboll, Avni Dërhalla. Nga shqyrtimi i dokumentacioni të Shërbimit Sekret Britanik del se diplomati Dërhalla ka qenë i rekrutuar nga anglezët gjatë Luftës së Dytë Botërore, me mision informimin e britanikëve mbi mërgatën shqiptare të Turqisë. Duhet theksuar se për një periudhë trevjeçare britanikët e SOE operonin nga Stambolli dhe kishin mundur të rekrutonin një numër shqiptarësh me njohje apo influencë në Shqipëri, për t’i përdorur në lojërat politike ballkanike.

Nëse Avni Dërhalla ka pasur akoma lidhje me Shërbimin Britanik edhe pas Lufte, atëherë duhet të supozojmë se edhe britanikët duhet të kenë qenë në dijeni të bisedimeve sekrete Tito-Zog. Megjithatë, surpriza me  interesante e këtij dokumenti është fakti se sipas burimit të amerikanëve, delegacioni turko-shqiptar i Zogut ka qenë i autorizuar për t’i kërkuar Titos armatosjen dhe përgatitjen ushtarake të 8000 kosovarëve, me të cilët Zogu shpresonte të hynte në Shqipëri. Ideja e Zogut për krijimin e një ushtrie private me kosovarë nuk ishte e re.

Dihet se Zogu kishte ardhur në fuqi me ndihmën e Jugosllavisë edhe në të kaluarën, duke përdorur edhe elementë kosovarë. Megjithatë, edhe pse faktorët politikë të kësaj periudhe ishin shumë të ndryshëm, përsëri Zogu shpresonte në një aleancë me komunistët jugosllavë për t’u rikthyer edhe një herë në fronin shqiptar. Megjithëse Jugosllavia e viteve 1950 nuk ishte më ajo që dikur kishte ndihmuar Zogun për të rrëzuar nga pushteti peshkopin Noli, duket qartë se Zogu nuk kishte asnjë problem të bashkëpunonte me komunistët jugosllavë. Mbreti duket se nuk ka pasur asnjë pengesë ideologjike për këtë bashkëpunim, edhe pse dihej se represioni ndaj Kosovës nuk kishte të ndalur.

Dokumenti i botuar sot tregon qartë idenë dhe kërkesat që ish- Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqësisht nuk kemi një dokument i cili të sillte mendimin e Titos mbi këto kërkesa. Sidoqoftë, një analizë e kujdesshme mund të na bëjë të besojmë se Tito nuk mund të ketë qenë shumë i gatshëm për të përmbushur dëshirat e ish-Mbretit shqiptar. Një forcë paraushtarake kosovare e rekrutuar nga shërbimet inteligjente të Titos do të ishte një garanci e madhe për një qëndrim pro-Jugosllav të Mbretit shqiptar, nëse ai vinte në pushtet. Ndërsa një forcë kosovarësh e financuar dhe trajnuar nga amerikanët jashtë Jugosllavisë, do të sillte komplikime të rrezikshme për Titon.

Në përgjithësi, elementi kosovar, i njohur për problemet e shumta që i sillte faktorit serb, do të ishte një problem akoma më i madh për Titon nëse ai do të dërgohej me mision nga amerikanët për rrëzimin e pushtetit të Enver Hoxhës. Përfshirja e amerikanëve në këtë mision i komplikonte edhe më shumë gjërat, pasi Tito do ta kishte të vështirë për të kontrolluar rrjedhën e ngjarjeve në Shqipëri, nëse ky mision do të kishte sukses. Për këtë arsye, vetëm një forcë kosovare e armatosur dhe e përgatitur prej jugosllavëve mund të ishte zgjidhja e pranueshme për Titon.

Nëse Tito e pranoi apo jo këtë kërkesë, deri më tani nuk kemi një dokument ku të jetë shkruar mendimi i tij për këtë çështje. Lidhja e Zogut me amerikanët si sponsorizuesit kryesorë të kësaj aventure, do ta bënte atë më të paqëndrueshëm në marrëdhëniet me komunistët jugosllavë. Përvoja historike e marrëdhënieve të Zogut me jugosllavët për ndihmën që ata i kishin dhënë për të ardhur në pushtet nuk ishte shumë pozitive dhe me sa duket për të garantuar besnikërinë e Zogut ndaj jugosllavëve, Tito i kërkon Zogut përfshirjen në qeverinë e ardhshme të një numri personash të njohur si besnikë të çështjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se çfarë kërkoi Tito në shkëmbim të kërkesës së Zogut, do ta lexojmë në numrin e ardhshëm i cili do të sjellë surpriza të reja në botimin e dokumentacionit të deklasifikuar nga arkivat amerikane.

Dokumentet e CIAS

Raport i CIA-s: Bisedimet Zogu-Tito i realizon UDB-ja

Zogu u raportonte amerikanëve mbi ecurinë e bisedimeve me Titon. Dokumenti i mëposhtëm i hartuar nga një prej oficerëve të lartë të OPC (Drejtoria e Operacioneve Klandestine), udhëhequr nga Frank Wisner, është një dëshmi autentike e këtij komunikimi të fshehtë. Ai është pjesë e dosjes sekrete që amerikanët kishin për ish- Mbretin, dosje e cila është mjaft voluminoze dhe hedh dritë mbi rolin e vërtetë të Zogut në emigracion. Amerikanët, i kushtonin mjaft rëndësi marrëdhënieve me të, duke e mbajtur në korrent mbi përgatitjet që bëheshin në Perëndim për përmbysjen e regjimit komunist shqiptar. Në kontrast me Shërbimin e Fshehtë Britanik, i cili operonte në distancë nga Zogu dhe grupi i tij që e shoqëronte në Egjipt, amerikanët mendonin se ish- Mbreti ishte akoma një personazh i rëndësishëm në mërgatën shqiptare.

Për këtë arsye, oficerë të lartë të OPC e vizitonin shpesh, duke hapur kështu një rrugë komunikimi me ish-Mbretin shqiptar. Kuptohet qartë se për Zogun interesimi i amerikanëve ishte mjaft i mirëpritur, duke e bërë atë që të hartonte plane mjaft ambicioze për një rikthim të mundshëm në Shqipëri. Në këtë kontekst duhet parë edhe fillimi i marrëdhënieve të tij me liderin komunist jugosllav, Tito. Zogu, duke dashur të jetë jo vetëm i rëndësishëm në sytë e aleatëve amerikanë, të cilët nuk kishin treguar asnjë interes për të gjatë viteve të Luftës, por edhe praktik në klimën e ndryshimeve politike në kampin socialist, pa humbur kohe kishte filluar bisedimet me jugosllavët.

Dokumenti flet mbi misionin e të dërguarit personal të Zogut dhe takimin e tij me oficerë të lartë të UDB-së, që drejtohej nga gjenerali Aleksandër Rankoviç, i njohur ndryshe si “Kasapi i shqiptarëve”. Në të duket qartë se Zogu kërkonte jo vetëm bashkëpunim me Titon për rikthimin e tij në fron, por edhe miratimin e jugosllavëve për këtë plan. Sakaq, në dokument të bie në sy se oficerët e UDB-së, të cilët përfaqësonin jo vetëm Titon në këto kontakte, por edhe gjeneralin Rankoviç, kërkonin një fshehtësi të madhe për këto bisedime, duke larguar nga tryeza edhe personin e kontaktit, turkun Tozan, i cili ishte edhe personi që kishte bërë lidhjen midis Zogut dhe Titos. Po kështu, dokumenti vërteton se bisedimet midis Titos dhe Zogut udhëhiqeshin nga Shërbimi i Fshehtë Jugosllav, i cili nuk lejonte që në këto plane të fshehta të përfshiheshin diplomatë të Ministrisë së Jashtme Jugosllave, si ambasadori në Kajro. Pra, nga analiza e këtij dokumenti që po e botojmë të plotë mund të thuhet me bindje se ish-Mbreti Zog po hartonte një plan të fshehtë për rikthimin e tij në Shqipëri, me ndihmën e UDB-së dhe me bekimin e plotë të Titos.

Memorandumi i OPC (CIA-s), i hartuar në vitin 1952 nga oficeri përgjegjës për operacionet shqiptare, Mc Carger, nuk lë asnjë mundësi hamendësimi se këto dokumente janë hartuar nga Kim Filbi, një alibi e sjellë në shtypin shqiptar nga familjarë të ish- Mbretit Zog, të cilët me sa duket nuk kanë asnjë ide mbi rrjedhjen e ngjarjeve të asaj kohe. Është e kuptueshme që persona që kanë jetuar pranë ishMbretit të mos kenë pasur dijeni mbi këto bisedime sekrete, të cilat nuk kishin përse të bëheshin të njohura edhe për ta. Është e kuptueshme edhe nxitimi për t’i shpallur bisedimet Zog-Tito si non existence, pasi askush nuk do të dëshironte që figura e ish-Mbretit të përzihej në një bashkëpunim të mundshëm me UDB-në dhe liderin komunist Tito. Por, duhet thënë se një njohës normal i ngjarjeve të asaj periudhe duhet të dijë se ish-oficeri i Shërbimit Sekret Britanik, Kim Filbi, ishte larguar me kohë nga roli i tij që i jepte akses në planet operacionale kundër Shqipërisë.

I akuzuar si një spiun i mundshëm sovjetik nga shefi i famshëm i FBI, Edgar Hoover, që në vitin 1950- 51 Kim Filbi e kishte të pamundur të manipulonte dokumente të CIA-s, pasi ai nuk ka pasur asnjë lidhje jo vetëm me dosjet e CIA-s, por nuk ka pasur asnjë dijeni mbi bisedimet e Zogut me jugosllavët. Të përdorësh një alibi të tillë për të shfajësuar Zogun është një veprim mjaft naiv. Mendoj se ish-Mbreti shqiptar nuk ka nevojë nga askush për t’u shfajësuar mbi lëvizjet e tij politike, pasi Zogu, si një figure tipike ballkanike, ka shfrytëzuar koniunkturat e kohës për t’u rikthyer në pushtet. E nëse mbështetja vinte nga Perëndimi apo nga Shërbimi i Fshehte Jugosllav, pak rëndësi kishte. A nuk vepruan kështu edhe ata që e zëvendësuan atë në skenën e politikës shqiptare?!

 

MEMORANDUM 9 tetor, 1952

Biseda me Mbretin Zog, më 8 tetor, 1952 1. Unë shkova në vilen e Mbretit Zog në Aleksandri më 8 tetor 1952, për të marrë një raportim mbi aktivitetin e emisarëve të tij të dërguar në Jugosllavi, të cilët kishin ardhur në Egjipt po atë mëngjes. Emisarët ishin Irfan bej Ohri dhe kolonel Dërhalla, të cilët ishin të shoqëruar edhe nga Lutfi Tozani, turku i cili ka qenë kontakti i parë i Zogut midis tij dhe marshallit Tito. Bisedimet midis këtij delegacioni prej 3 vetash dhe jugosllavëve ndodhën në ditët e fundit të gushtit. 2. Zogu deklaroi se delegacioni i tij udhëtoi prej Turqisë për në Shkup, Jugosllavi, nëpërmjet Greqisë dhe se Irfan Beu ishte zëdhënësi i tij. Tozani e shoqëroi misionin vetëm sepse ishte i rëndësishëm në kontaktet fillestare të takimeve me jugosllavët. Delegata ishte pritur përzemërsisht nga jugosllavët dhe ata u vendosën në një fermë në periferi të Shkupit. Delegacioni qëndroi në këtë vend deri sa mbaruan bisedimet, që zgjatën dy ditë e gjysmë. Përfaqësuesit jugosllavë referoheshin si kolonel Branko dhe kolonel Cedo.

Si rezultat i interesimit të Irfan Beut te disa jugosllavë të tjerë që ai takoi, Irfan Beu beson se ata ishin Branko Stankoviç dhe Cedomir Mijoviç. I pari duket se është një përfaqësues i lartë, ndoshta më i lartë se i dyti dhe ka shumë mundësi të jetë një anëtar i lartë i Qendrës së UDB-së ose i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai ishte shumë i informuar dhe fliste me një autoritet të lartë për çështjet e politikave. Aksenti i tij të linte të kuptoje se ai duhej të ishte kroat. Personi i dytë i cili u prezantua si kolonel Cedo fliste me aksent të Malit të Zi. Ai kishte një shenjë në krah, ndoshta plagosje dhe dukej se ishte një oficer i një niveli jo shumë të lartë i UDB-së, i specializuar në çështjet shqiptare, pasi ishte shumë i familjarizuar me çështjet dhe personalitete shqiptare.

Zogu tha se pas disa diskutimeve të përgjithshme mbi arsyet e vizitës së dërgatës, koloneli Cedo i shprehu mendimin Irfan Beut se jugosllavët ishin nën përshtypjen, bazuar në kontaktet e mëparshme të Tozanit në Beograd, se Mbreti Zog ishte i interesuar për armë dhe fondet. Irfan Beu u përgjigj se kjo përshtypje ishte një përshtypje e gabuar nga ana e tyre e mesazhit që Zogu kishte dërguar nëpërmjet Tozanit. Mbreti është i interesuar për hartimin e një plani për çlirimin e vendit të tij, plan i cili mund të zhvillohet me pëlqimin e plotë te jugosllavëve dhe nëse ndihma e jashtme ishte e nevojshme, jugosllavët mund të vepronin në emër të Zogut për të siguruar këtë ndihmë nga amerikanët.

Shqetësimi kryesor në mendjen e Mbretit Zog ishte ruajtja e pavarësisë se Shqipërisë, si dhe ruajtja e kufijve aktualë. Kolonel Branko në këtë moment deklaroi me një entuziazëm të dukshëm se jugosllavët i janë mirënjohës Mbretit Zogu për vendosjen e kontakteve, si dhe tashmë ata janë të bindur se kanë të bëjnë me njerëz seriozë dhe jo aventurierë. Në këtë kontekst, jugosllavët i morën mënjanë Irfan Beun dhe kolonel Dërhallën në një moment të mëvonshëm dhe u kërkuan që, nëse ishte e mundshme, në bisedimet e mëtejshme z.Tozan të mos ishte i përfshirë. 4. Irfan Beu u shpjegoi jugosllavëve se as ai dhe as kolonel Dërhalla nuk ishin njerëz të politikës dhe qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte fakti që nëse ishte e mundur për jugosllavët të dërgonin një person për të folur direkt me Mbretin Zog.

Koloneli Branko u përgjigj se jugosllavët do të dërgonin një person të përshtatshëm për të biseduar me Zogun në të ardhmen. Kur Irfan Beu sugjeroi mundësinë e hapjes së bisedimeve me ambasadorin jugosllav në Kajro, kolonel Branko u shpreh vendosmërisht se kjo nuk do të ndodhë. Nga këndvështrimi i Irfan Beut për mënyrën se si ky sugjerim nuk u pranua, ka shumë mundësi që Jugosllavët nuk kanë besim te ambasadori i tyre në Kajro, por nuk përjashtohet mundësia që ata të kenë arsye të tjera për të menduar se ambasadori nuk është personi i duhur për të folur me Zogun.

33 komente në “Raporti sekret i CIA-s: Ahmet Zogu i kërkoi Titos 8000 kosovarë të rrëzonte Enver Hoxhën! Si u realizuan bisedimet nga UDB-ja”

  1. njihet mir bemat e ktij Putanes Matjane se kush ishte

    1. shqipo says:

      Amut Zogomari nuk e kishte per here te pare!
      MARRËVESHJA FAMËKEQE ZOG-PASHIÇ
      19 nëntor 1925
      Italianët e shtinë në dorë marrëveshjen duke e marrë nga dy burime të ndryshme. Më 19 nëntor 1925 përfaqësuesi italian në Beograd, gjenerali Bodrero me telegram sekret Nr. 5881/1136 njofton përmbledhtas marrëveshjen midis Zogut dhe Pashiqit në gusht 1924 (shih AQSH Fond 251 viti 1924 dosje Nr. 105 Dok 1-3).
      Marrëveshja midis Zogut dhe Pashiçit në gusht 1924 është një marrëveshje e paligjshme, sepse Zogu nuk përfaqësonte në atë kohë asgjë, veç vetvetes. Ashtu si dajua i tij Esad Pashë Toptani, por Esat Toptani më 17 shtator 1914 kishte nënshkruar në Beograd në emër të Shqipërisë e të popullit shqiptar një marrëveshje në thelb e njëanshme pa qenë i autorizuar as formalisht për këtë. Edhe Ahmet Zogu me 1924 nënshkroi marrëveshjen pa qenë i autorizuar, njësoj si Esati.
      Dokumenti
      *Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
      *Kryetar i shtetit shqiptar duhet të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohë dinastinë e Karagjorgjeviçëve.
      *Qeveria Jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike e ushtarake do ta njohë Zogun kryetar të shtetit përsa të jetë gjallë dhe menjëherë i lidh të ardhura vjetore
      *Te shkrihet Ministria Shqiptare e Luftës dhe Shqipëria nuk do të ketë ushtri kombëtare.
      *Shqipëria do të ketë një xhandarmeri aq të fortë sa të shtypë çdo lëvizje ose revoltë të ngritur kundra Zogut dhe regjimit të tij
      *Xhandarmëria do të drejtohet edhe nga oficerë rusë e ish-ushtrisë së gjeneralit Vrangel, që tani ndodhet në Jugosllavi. Kjo xhandarmëri do të pajiset me armë e financohet nga qeveria jugosllave.
      *Në xhandarmëri do të shërbejnë edhe oficerë jugosllavë e të tjerë që qeveria jugosllave do t’i pranojë në interes të të dy vendeve.
      *Të stabilizohet një bashkim doganor midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë
      *Përfaqësuesi i Jugosllavisë jashtë shtetit do të përfaqësojë edhe interesat e Shqipërisë, prishen konsullatat dhe përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë jashtë shtetit.
      *Qeveria shqiptare duhet të deklarojë në Konferencën e Ambasadorëve në Paris që heq dore nga çdo premtim i saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumin dhe Lokalitetin e Vermoshit e të Kelmendit që mbeten në territoret e Jugosllavisë.
      *Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarkana e Konstandinopojës dhe do të bashkohet me hierarkinë ortodokse të Beogradit, kështu edhe Myftia Myslimane Shqiptare do të varet nga Jugosllavia.
      *Qeveria shqiptare mbahet larg nga politika e ngushtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ajo të detyrohet të mos pranojë në tokën e saj kosovare dhe elementë e tjerë që njihen ose dyshohen për ndjenjat e tyre anti-jugosllave.
      *Në qoftë se Jugosllavia do të futet në luftë kundër Bullgarisë e Greqisë, ajo gëzon të drejtën të rekrutojë ushtarë në Shqipëri dhe të formojë një ushtri prej 25 mijë vetësh me qëllim për t’i përdorur në frontin grek ose bullgar.
      *Në rast lufte me Italinë Shqipëria do të mbante qëndrim neutral dhe do të favorizonte Jugosllavinë. Në raste të luftës Itali Greqi kundrejt Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtën të okupojë tokën e saj nga invadimi eventual italiano- grek
      *Qeveria shqiptare nuk mundet t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin e preventivin e Jugosllavisë.
      *Traktati është sekrete dhe nuk mundet të shtypet as të zbulohet pa pëlqimin e të dy palëve. (AQSH fond.251.viti 1924.dosja 105,dok 2-5 shih edhe Pastoreli vepra f.222).

  2. Buda says:

    Auron Tare ben mire qe i perkthen dokumentet e deklasifikuara amerikane, pasi ka mbaruar studimet per gjuhen angleze,
    por kur mundohet te beje edhe historianin del jashte fushes se vet dhe nuk di se cfare flet.
    Per te mos u zgjatur, i them se Irfan Bej Ohri (Coku) ka qene nipi i patrioteve te medhenj shqiptare: nga babai,
    i kryetarit te Lidhjes se Prizrenit, Iljaz Pashe Dibres (Coku) dhe nga nena, i Aqif Pashe Elbasanit, kryetar i Kongresit te Lushnjes (1920)
    Persa kohe qe gjalle Aqif Pasha, Irfan Bej Ohri ishte armik per vdekje i karrieristit te paskrupullt Ahmet Zogu
    dhe kur ky shtypi Revolucionin Demokratik te Qershorit 1924, u detyrua te arratiset ne Resnje te Jugosllavise.
    Mirepo,kur e pa se Zogu u hspall Mbret dhe dukej i pathyeshem, i lidhur me agjenturen jugosllave,
    ne gusht te vitit 1933, dergoi ne Selanik, mikun e tij familjar, kriminelin Ibrahim Celo,
    i cili kreu vrasjen makabre te patriotit te madh Hasan Prishtina dhe siguroi kthimin ne cifligun e vet qe kishte ne Kavaje.

    Pas ikjes se Zogut nga Shqiperia per te shpetur koken dhe florinjte, Irfan Bej Ohri u fut ne sherbinm te pushtuesve fashsite italiane dhe nazisteve gjermane duke kryer krime monstuoze ne Durres dhe Kavaje. Per shkak te denimit me vdekje qe e priste
    si kriminel Lufte, irfan Beu u largua nga Shqiperia me kamionat e trupave naziste gjermane.
    Per fat te keq, aktivizimi nga sherbimi i fshete i CIA-se amerikane i krimineleve te Luftes se Dyte Boteriore kunder bllokut te shteteve komuniste
    qe nje nga shkaqet kryesore i deshtimeve te saj per rrezimin e qeverive komuniste me ane te forces se armeve.

  3. Taulant says:

    Ne shkrim Zogu kerkon ndihm per te rrezuar sistemin komunist por kembengul ne ruajtjen e teresis territoriale te Shqiperis.
    Pra nuk do bente kompromis per sovranitetin e vendit.
    Fatkeqesisht Shqiptaret u braktisen prej aleateve ne lufte kunder pushtuesve.
    Ne vitin 1942 Min e Jashtme Angleze premtoi ndihme per te luftuar pushtuesit por kerkoi qe ne fund te luftes te rishikoheshin kufijt e vendit sipas interesave Angleze.
    Amerika nuk e mbeshteti kete plan Anglez per copetimin e ri te Shqiperis.
    Ndihma e aleateve gjate luftes ka qene gjithmon e pa sinqert dhe me qellime te erreta .
    Prandaj edhe shume Shqiptar preferonin Gjermanet ne krahasim me Anglezet te cilet kerkonin lufte kunder Gjermaneve por ne fund te luftes Shqiperia do zhdukej si shtet e do t’ju dhurohej Serbeve e Grekerve.
    Ishte e shkruajtur dhe e vulosur prej qeveris Angleze ky qendrim.
    Ka shume dokumenta qe e vertetojn.

    1. Moisi Golemi says:

      Po si është e mundur që zogistët thoshin se u larguan nga Fronti NÇL, sepse komunistët prishën Mukjen, ku kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë? Dhe këtu Zogu u thotë jugosllavëve se respekton kufinjtë aktualë, pra, Shqipërinë pa Kosovën, Kosova të rrijë nën Jugosllavi. Atëherë, përse u larguan nga Fronti në 1943?

      1. shqipo says:

        Letra e Mitat Frasherit derguar Dhimiter Falos me 10. 05. 1944, per “Federaten Greqi-Shqiperi”
        Kjo marreveshje midis Greqise dhe Shqiperise u pergatit nga nje komision perfaqesuesish :
        1. Xhavit Leskoviku – perfaqesues i Qeverise kuislinge
        2. Koco Kota – perfaqesues i Legalitetit
        3. Dhimiter Falo – Perfaqesues i Ballit
        4. Koco Tasi – perfaqesues i Ballit
        5. Selman Riza – perfaqesues i Kosoves
        Ne letren qe kryetari i Ballit, Mitat Frasheri i dergon Dhimiter Falos ne Selenik ne 10. 05. 1944 shkruhej :
        … ju falemi per gjithe sa keni bame deri me sot dhe kemi shume shprese qe me aktivitetin t’uej te gjejne nje perfundim te mire tratativat per marreveshje. Vime tash te pikat mbi te cilat do jete bazue marreveshja e jone ;
        1. Mbasi ceshtja e lidhjes ne forme federative varet nga mundesite e mbasluftes, prandaj te dy palet marrin angazhimin qe sot se jane te disponuem per realizimin e ktij projekti …

        Vetem pak muaj me vone, Gazeta greke “Vradhini” Athine 1944, shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte perfundimisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit, në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”.

    2. vezhguesi says:

      Taulant-juve ne shume gjera historike keni te drejte, por jo ne te gjitha. Keshtu, Britania e Madhe kurre nuk ka kerkuar qe te rishikonte kufinjte sic thoshte propoganda komuniste mbi te cilen mbeshteteni edhe juve ne deklaraten tuaj, por ka kerkuar vendosjen e nje sistemi demokratik mbas lufte me te drejten e vetevendosjes se popullit. Ata kane kerkuar prej te gjitha forcave politike ne Shqiperi qe te luftonin pushtuesit nazi-fashiste. Per fat te keq, pervec komunisteve, askush tjeter nuk beri lute pa kompromis me pushtuesit, duke i dhene keshtu forcave komuniste avantazhin e fituesit te luftes. Nese forcat e tjera nacionaliste do te luftonin njesoj si edhe komunistet, atehere ato do te kishin ruajtur influencen ne popull dhe mbase ne nuk do vuanim ferrin komunist per me shume se 50 vjet.
      Dihet qe Britania kerkoi ne Jale, qe Greqia te mbetej nen suazen e perendimit, pasi interesat e saja ishin te lidhura me pozicionin strategjik te atij vendi. Stalini e pranoi kete gje ne kembim te kontrollit te te gjitha vendeve lindore, qe u cliruan/pushtuan prej Ushtrise se Kuqe. Ne fakt, me kete rast Stalini u ngop me luge te zbrazur, pasi aleatet perendimore nuk do te mundeshin gjithsesi qe te kontrollonin vende qe ishin nen pushtimin rus. Sa i perket Shqiperise, askush nuk kishte interesa politike apo ekonomike ndaj vendit tone, prandaj u la nen ndikimin jugosllav.
      Keto dokumente vertetojne se Zogu asnjehere nuk ka qene nje patriot qe ka pare interesat e vendit e popullit shqiptar, por thjeshte nje nip i denje i dajes se tij, tradhetarit Esat Pashe Toptani. Fakte te metejshme jepen edhe ne linkun e meposhtem:
      https://a-news24.com/2021/11/sekretet-e-cia-s-ja-si-zogu-donte-te-rrezonte-enver-hoxhen-permes-besnikeve-te-tij-2/

      1. informacion says:

        Britania dhje USA kane qene perkrahes te hapur te qellimeve greke per aneksimin e jugut te Shqiperise nga Greqia, pas Luftes se Dyte boterore. Kerko, imformohu dhe do bindesh. Mos pellit kot ..

  4. Zogu i Tunës says:

    Zogu i Tunës kerkon me ardh ne fron me ndihmen e Serbëve?? Nuk me tingellon e re kjo fjali. Me ndihmen e Serbëve Zogu i Tunës erdhi ne pushtet ne vitin 1924, ku vrau dhe Pateriotin e madh Bajram Curri.

    1. RAIFI says:

      Një lloj po vepron edhe Edi Rama që po e fut Dhqipërin nën sqetullën e Serbisë dhe Sherbimi sekret serb po e mban në pushtet.

      1. vezhguesi says:

        RAIFI-keto qe thua bien ere te keqe dhe jane fjale te dala nga haleja e Berishes.

        1. RAIFI says:

          VEZHGUESIT
          Kush na qenka ky Berisha aq armik i madh i Shqipërisë e shqiptarëve?!o vezhguesi serb.Po Sallën e patët Kryetar shteti po edhe Kryeministër ishte dhe u zgjodh me zgjedhje të lira me votë të lirë nga vet shumica e shqiptarëve.Por jeni mësuar të luani lojërat e serbit jo vetëm sot por historikisht.Për pak lekë o të mjerë.Po ju e tradhëtuat Kosovën për hiq më pak se 100 vjet dhe po vazhdoni ,ju sabotuar luftën e Kosovës ,ju socialistët pra,ju i shitet armë Kosovës edhepse ato me kohë nga shteti shqiptarë ishin dedikuar për Kosovë ,Ju shumica,u morrët qera kosovarëve për strehim gjatë luftës edhepse u ka paguar Kryqi i Kuq nderkombtar.Ik o faqezi,ik bashk me Ramën e edytët shqiptarin.Në shek.21ju po e fusni Shqipërin nën tutelën e Serbisë.

          1. pjeter says:

            Sali Berisha nuk eshte kriminel,por kryekrimineli i sotem ne gjithe kombin.Ne 30 vjet ai ne politike sa here qe shqiptaret duhet te ishin te bashkuar,i ja ndare,ka bere te pamunduren qe te ndodhte nje gje e tilleGjithe bota e di qe makineria ushtarake serbe ishte ne pikat e fundit te jeteses ne Bosnje,pa Saliun, Milloshi ne Dayton do sillej ndryshe,,dhe nuk eshte çudi fare qe pasojat e furnizimit te Sali tradhetarit jane aktive edhe sot,ne R.serpska, dhe ne Kosove ka vazhduar e luajtur nje percares i felliqur,e shkaterrues,Shakerrimi i ushtrise i dha driten jeshile Sllobos,qe nderhyrja me force ne Kosove do ishte me pasoja te paperfillshme,sepse Shqiperia eshte jashte loje,dhe saktesish ashtu ndodhi,madje,kur lufta ishte ne maksimun,ai idha goditjen finale atij shteti qe ishte ngritur ne germadhat e krijuar prej tij,me grushtin e shtetit ne 1998 Sali Berisha ne nje vend demokratik,do ishte ne burg te perjetshem,ne nje vend tjeter,pa asnje dyshim,do ishte trajtuar si Sadami.
            Faktet jane koke forta Raif trimi,por jo mjaftushem per qorrat,shurdhet,e idiotet.

          2. vezhguesi says:

            RAIFI-mjafton qe te lexosh komentin tuaj qe te kuptosh se nuk ndryshon shume nga nevojtorja e Berishes. Strategjia juaj e perbashket eshte qe te hidhni akuza mbi kedo qe eshte kunder liderit tuaj kriminel.
            Duke me quajtur mua “vezhguesi serb”, vertetoni pikerisht ate qe them me lart, pasi une i perkas nje familje qe i ka dhene Shqiperise patriote qe e kane mbrojtur me arme ne dore vendin kunder serbit qe gjate lufterave Ballkanike. Ne te kunderten, “idhulli” juaj ka qene ai qe vrau e preu shqiptaret, furnizoi me karburante makinen ushtarake te Milloshevicit qe shtypte e vriste shqiptaret, vriste e persekutonte luftetaret e UCK-se qe luftonin mikun e tij Milloshevicin, kasapin e Ballkanit, vrau mese 2 mije e me shume djem e vajza ne 97-ten kur per hir te bythes se tij kerkoi te hidhte veriun kunder jugut, vrau femije dhe te tjere te pafajshem ne Gerdec e ne mes te bulevardit ne Tirane dhe vazhdon qe te destabilizoje Shqiperine. Duhet te jesh vertet idjot qe ti besosh nje individi qe e ka provuar e sterprovuar me vite se eshte nje antishqiptar e kriminel, ose duhet te jesh nga ata qe kane vjedhur e vrare bashke me te dhe ne sherbim te tij. Kur permend shprehjen “vote e lire” me ben per te qeshur, pasi Salihu juaj vetem kete shprehje nuk e ka njohur kurre. Liria per te eshte e drejte eskluzive e tij dhe jo e te tjereve qe mendojne ndryshe nga nje psikopat si ai.

          3. ca po thua says:

            I Raif Tyrceliu, o ANTISHQIPTAR i felliqte o SPIUN serb!

  5. Polici says:

    Po cfare prisnit nga nje analfabet anadollak si Zogu? I vetmi mbret ne bote analfabet dhe pa nje klase shkolle.
    Nejse o Tare tani prit sulmet e Fevzi debilit dhe gjysmakerve te tjere qe mendojne se Zogu ishte mbret. Ne fakt ish nje feudal anadollak. Figura me qesharake e Shqiperise ne syte e botes.
    Enveri ka nje mij te zeza por per shfarosjen e feudalizmit ne Shqiperi ka merite.

    1. BARDI says:

      Jo me 8000 po sikur dhe 80000 mije a.zogu i hajde M….. Shqipërisë.Ne ate kohe nje stërvitje me trupa bënte ushtria bashke me rezerviste ushtria Jugosllave dhe Greke kalonin ne gatishmëri numer 1 komandat ne afërsi te kufirit me Shqipërinë.Ndersa tani si tha Milloshevici me klubin e gjuetarëve..

    2. ben says:

      Polici- ti more mik e ke vertetuar plotesisht ate qe thone per injorancen e policeve me te cilet cdo komb tallet.
      Zogu nuk ka qene aspak analfabet, por i shkolluar ne Turqi dhe Austri.
      Sa i perket te tjerave, keni te drejte.

      1. uhahahaaaaaa says:

        Ka qene i shkolluar Zogu, njashtu si ti, ne restorante duke lare pjatat o Ben uahahahahahahahahaahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  6. Iliri says:

    Lerini dokumentat e CIA-s , fshatari i Burgajetit i ruante bolet Enver Hoxhes , pas rij qe BRSS dhe Stalini , e kunderta qendrontee. Enveri beri os ta sillte Zagollin ne Shqiperi , si ne 1 i kerkuari nese e sillte dot do ta tridhte oer se gjalli ……nuk ja haritu dot qellimit ama….

    1. qe te kuptosh says:

      Sekretari personal i Zogut , ishte punonjes i Sigurimit! Enveri tallte koqet me Zogun dhe zogushet e tjere. Madje edhe fjalimin ne varrimin e Zogut te Gomarit e ka mbajtur nje punonjes i Sigurimit! Zogun kokrren e budalles nuk deshen ta vrisnin, se po te deshen e kishte si buke e djathe shteti shqiptar komunist. Thjesht e perdornin Zog palloshin, merrnin informacion dhe dijeni te plote per gjithcka behej kunder Shqiperise!

  7. Kapterri says:

    I paskemi ra në qafë kot Salës duke e qujt enverist. Ai qeka zogist.

  8. Gjergj Fishta i riu says:

    Marr nga Poema Esat Pashe Toptani
    Ahmet Zogu më 1916 luante rolin e opozitës në raport me Esat Pashën. Bashkpunuan mirë dhe në sekret të plotë duke i përplasur për vdekje serbët me austriaket dhe duke ju krijuar shanse këtyre të fundit. Ishte personi që doli dhe sqaroi mirë austriakët që fati jonë historik asht i përbashkët me ju dhe mos të merrej si shkak Princi Vidi e të ngatrronin qëndrimin miqsor ndaj shqiptarve.
    xxxxx
    Ahmet Zogu me matjan,
    N’grykë të Klosit pritë ka zanë,
    Me u marrë vesh me austriak,
    O me i zbutun sado pak….
    Djali i Matit n’lufta sprovue,
    N’Austri bash mirë shkollue,
    Hija e zotit drejtu për MBRET,
    Austriakçe me ta fletë:
    xxxxx
    -August Kral,(e përshëndet),
    -T’past dhanë zoti fat e jetë,
    Ne kemi prit këtë ditë të bardhë,
    Si vlla i madhë mir-se ke ardh!!!
    Me ndihmu serbt me përzanë,
    E shqiptart tradhtar nuk janë,
    Populli im kurrë s’asht fajtor,
    Me i vu n’shpinë përher mizor!?
    xxxxx
    Besojmë…. ke ardh….. me na ndihmue!?
    Jo me shtyp e shpartallue!?
    Dhe do t’jesh i merituar,
    Kufirin me ricikluar,(ricaktuar)
    Dhe do t’themi I MADHI JONË!
    Ku flitet shqip e na BASHKON!
    Rroftë Shqipnia …. e BASHKUE!
    Rroftë Austria….. për jetë NDERUE
    * * *
    Durrës plak, o Durrës i vjetër!
    N’Dibër Pasha ka nis letër,
    Dy fjalë shkurt: Or Eleza,
    Ahmet Mata duhet vra!?
    Dorë në dorë letra tui shkue,
    Dhe austriakt e kanë lexue!!!
    Elez Isufi e deshifron….
    Bajram Currin e lajmëron…./
    vazhdon

    1. Baca Bajram says:

      Dhe Populli i kendoi keshtu Tradhtarit Zog qe e la Atdheun te braktisun Italise Fashiste, dhe Djemt patrtiote derdhnin gjakun ne nje lufte te pabarabarte me pushtuesin.

      Baba Mret
      Po ka a dal “malit”
      Bini burra mos koriti
      Te luftoni sa te hiki
      Ei ka mushun
      Duqt’ me pare
      Bre tuj hik
      Si kush , ma i pari
      Bashk’ me zojen Gjeraldine
      Thot; Un gjall’
      Ta kap Greqine.

  9. Traktori me zinxhira says:

    Shpifje,shpifje,jo Zogu ka qene burre shteti e patriot.CIA ti mbaje per vete keto.Auroni te pyese nje here Dash Shehin pastaj te botoje keto gjena.

  10. Kendrevica says:

    Tare, per te qene “politikisht korrekt”, e lehteson Zogun per flirtin e tij te hershem me Serbet, kur thote se “si Zogu vepruan edhe ata qe e pasuan ate ne pushtet”, d.m.th.edhe komunistet e Hoxhes bashkepunuan me Jugosllavet. Por, keta erdhen ne pushtet “me forcat e veta”, as me ndihme te ushtrise jugosllave e as me ndihme te ushtrise sovjetike, nderkohe qe Zogu erdhi ne pushtet ne 1924 sa me ndihmen e ushtrise serbe, te “vullnetareve” ruse, e te bashibozukeve shqiptare nga Kosova e Dibra, me te cilet e ritentoi te beje te njejten gje ne 1952. Bashkepunimi i shkurter me jugosllavet ishte ne kuadrin politiko-ideologjik, si pjese e kampit socialist. Por ishte edhe pjese e iluzionit se ne kushtet e triunfit te socializmit ne te dy vendet, Titua do lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Megjithate, Hoxha ishte i pari qe u shkeput nga jugosllavet e Titos, kur ky iu kthye politikes se Jugosllavise se vjeter, madje edhe nga sovjetiket e Hrushovit, kur ky u lidh fort me Titon. Do kishte bere mire qe pas 1961 te lidhej me Perendimin, e jo me Kinen. Por, kush thote se ndonje perpjekjete tille nuk e beri para flirtit me Kinen? A jeni te sigurt se Perendimi ishte i gatshem t’i bashkohej nje “tangoje” te re me Shqiperine, pas asaj qe kishte nisur prej vitit 1948 me Jugosllavine?

  11. KOZi... says:

    Perderi sa thuhet qe CIA ka kontribuar ne keto bisedime atehera do thote qe amerika por edhe anglia ishin dakord ! Edhe sot po te pyetet ambasadorja e amerikes per kete ceshtje si dhe per gjithe “diversantet “e hudhur tek ne do pergjigjet- politike e drejte antikomuniste ! Megjithate po presim neser se cilet emra nga kupola e komunizmit ishin te lidhur me Titon !…..

  12. taso kume says:

    Me duket absurde por e verteta eshte ndryshe ,SERBET per ironin e fatit qe i kemi prane kane ndikuar dhe ndikojne ne platformen polotike te SHQIPTAREVE, per sa i perkete GERQISE e pergedhelura e kurves EUROPE qe donte dhe do te na fshije nga harta dihet qe ne minuten e fundit ne JALTE u shkembye me POLONINE, jo me kote ushtaret e çurçillit dogjen me napalme partizanet greke ne GRAMOZ.

  13. Q....... says:

    Degjoni ktu !
    Ka raste kur e verteta duhet then troç.
    Dh.L. jan inicjalet e ish n/drejtorit te sigurimit t shtetit shqiptar n koh t komunizmit.ish pedagog n shkoll t sigurimit n Sauk atekoh.
    Ai,n biseda private m ka then :
    Ahmet Zogu ishte kurvar.
    Dhe kishte prirje psikopatike qe,dashnoret e tij ti linte me qellim shtatzan qe t linte sa me shum pasardhs biollogjik .Dhe pasardhsit i shkollonte…
    Ne dosjet e sigurimit komunist shqiptar kishte informata qe vinin prej kohez qe shteti shqiptar ende s ishte shpall.
    Austria,ishte “nuni” i shtetit shqiptar
    Ajo ,donte Shqipni si kundrapesh e Serbis ,qe ishte hasem kufitar me te.Austrin pra.Shqipnija esht gjetja me perfekte per antiserbizmin austriak.
    Dhe,siç ndodh zakonisht me sherbimet spiunore,ato krijojn rrjetin sekret informativ per qellimet e tyre.rrjeti sekret i formativ perbehet nga informatoret e fsheht.
    Ata terheqin n bashkpunim sekret ,edukojn sesi t veprojn e sillen,drejtojn,mbajn n lidhje,etj etj sipas planeve operative sekrete bashkpuntort sekret.

    Nji bashkpuntore e till ishte nji shtetase austriake, banonte n Shqipni,u drejtu drejt Ahmet Zogut me detyra spiunore, Zog Pidhari e hongri dhe e boni dashnore.
    Ajo informonte Austrin per gjithçka.
    Zogu e palloi dhe e la shtatzan ,sipas prirjes s tij manjiake per t len pasardhs.
    Ajo lindi nji kopil.
    Zogu u kujdes per kopilin e tij qe t edukohej n shkoll. Kte gje bente per gjith kopilat e tij te tjer me te tjera femna qe llogariten t tjen rreth 8 -12 cop.
    ..a më… Pra sipas ishkreut t sigurimit shqiptar Zogu la disa kopila fmin ilegal qe i edukoi n shkolla..,rreth 12 cop…
    Ky kopil “i famshem”,i austriakes, esht fizikisht i ngjashem me Zogollin…normal…gjenetikisht i gjat..i ngjashem me musteqe zogiste…..
    Quhej Pjeter Rodiqi…ish burri i Vaçe Zeles..ish bashkpuntor sekret i sigurimit komunist t shtetit shqiptar t kohs s Enver Hoxhs kur ishte n burg per krimin
    e atehershem te bixhozit,…ish spiun i sherbimeve sekrete zvicerrane kur emigroi n zvicer mbas viteve 90…bashk me Vaçen n Bazel dhe gocen Irma…perkthyese (spiune) e policis zvicerrane..
    ..ky esht profili i karakterit Zogollist.!
    Tradhtar i kombit,i pasuris kombtare,,i moralit kombtar dhe dinjitetit njerzor. .
    Zogu,per interesin e tij personal bente gjithçka.:qinte,kurvnonte,vriste,vidhte,tradhtonte,..tamam shkerdhat…sikurse karakteri i Sales sot…ky esht karakteri i malokut (jo malcorit)..
    Ptandaj o shqiptar,kudo qe i shifni shtypini malokt(jo malsort)!
    Veç kshu pshto shqipnija..
    Kta tipa maloksh Zogkurva Saliqir,,i ngjajn tipave t liq biblik si p.sh. Juda i pabes,qe,kalojn çdo limit ,per t knoq bythen e tyre….
    Edhe Zogu ,mesa duket n fotot e tij familjare,ndoshta edhe motrat e tij i ka pallu,perdersa nji mashkull me prirje t’pallimit kurvnor. si ai del n foto theksimisht,tendecisht,qellimisht,pasaçerisht,… me motrat…ashtu sikurse dalin sot neper fejsbuqe gangsterrat, lovers ,kurvaret,vipa show bizz, me dashnoret e tyre t famshme…
    Esht paralelizem psikillogjik ky…
    Nji mashkull qe fotografon veten me femna perreth,ka si nënndjenj pallimin e tyre..
    edhe ,Zogu,me motrat perreth neper fotografi…….ashtu…
    Pra perfundimusht.
    Jem komb me prijsa te parametrave amoral,alogjik..nonligjor…
    Prandaj po vujm kombtarisht,,sepse si individ jem te shquar.
    Kush s beso i kom rras k…n,,,n tru..
    Kush m njef,e kupto autorin e ktij shkrimi t vertet.

    1. Dardan says:

      Ahmet Zogu ishte hiperseksual, sic ishte edhe fenomen i zgjuarsise e dredhise, spiunazhit e imoraliteti me motrat e tij,
      kriminalitetit dhe hajduterise etj. Megjithate, kur ka qene me studime ne Stamboll (1905-1912),
      ku ne 6 vjet kreu vetem 3 klase shkolle ne gjimnazin turk “Nymine-i Terakkij Idadisi”(“Shembull i Progresit”).
      Vitet e tjera i kalonte neper shtepite publike femerore e mashkullore, ku edhe mori nje semundje gjenitale
      dhe nuk bente femije. Ai krijoi harem ne Tirane dhe nuk ruhej kur bente seks. Pjetër Rodiqi eshte me prejardhjen
      e të parëve nga Janjeva e Kosovës, ka lindur në Vjenë më 26 dhjetor 1936. Vjenezja qe kishte mantenute Zogu
      qysh nga viti 1924, iku ne Vjene ne vitin 1933. Dweri ne vitin 1938, Zogu mbante si trashegimtar djalin e motres se dyte, Nafijes,
      Tatin, i cili ishte i biri i Ceno Bej Kryeziut. Per mua, nese i behen analizat e ADN-se se Zogut dhe te birit-Leka Zogut-
      nuk e besoj se do te dale i biri biologjik i tij.

  14. SHABAN ARUSHA says:

    Veq jemi tuj e kshyr Ramutin dej ku po qkerdhehet me Vuqin. Ma mir largoju pej Vuqit se mledhmi nja 200 kosovar e tvjerrim me kom perpjet midis sheshi e trjepim si bikin.

  15. KOZi... says:

    Po kaloi sa dite ! Do dali pjesa e dyte ! Na tregoni se si perfaqesuesit e Titos i treguan perfaqesuesve te Zogut se cilet nga kupola drejtuese e Shqiperise ishin miq te Titos! Dhe ato do vashdonin te ishin ne udheheqje te Shqiperise ne rast se fitonte Zogu ! E mo !!!….

    1. Tanguli says:

      I di jot’eme oreeeee. Pyete o zogist!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje