PD: ‘Trekëndëshi’ Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës, duan të mbajnë peng Shqipërinë

15 Janar 2022, 10:37Politika TEMA

Partia Demokratike ka publikuar një tjetër video ndërsa akuzon presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha se janë bërë bashkë kundër kryedemokratit Lulzim Basha dhe  PD.

Bashkangjitur një video të publikuar në rrjetet sociale, Partia Demokratike shkruan se Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta, ose siç i quajnë ndryshe ‘Trekëndëshi i Bermudës’, janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin.

Postimi i plotë:

Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve.

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË

3 komente në “PD: ‘Trekëndëshi’ Rama, Meta dhe Berisha kanë dalë hapur kundër Bashës, duan të mbajnë peng Shqipërinë”

  1. Edkari says:

    Nuk eshte ndonje problem i madh te mos zeshe miq te rinj, problem e madh eshte te mos besh armiq te rinj pa arsye.
    Basha eshte ne hall, sepse duke qene ne ate pozicjon te pa merituar personalisht, por i vendosur atje per hallet kobzeze te familjes monster Berisha, te mos e genjeje mendja se duke “peshkuar” tek tuk ndonje opinjon nga njerezit e politikes USA, te cilet tek Basha shohin nje buratin qe jep shenja se po jetesohet, te mari aq zemer e ti duket vetja si lider.
    Ai (Basha) ka qene, eshte, e do te mbetet nje figurine periferike ne politiken shqiptare, njeri pa konstruktin e domosdoshem te nje drejtuesi.
    E mira e tij ne keto momente eshte te mos fryhet kot, sepse i madh dhe i vogel ne Shqiperi e di kush eshte Basha, i di pritshmerite qe jep figura e nje njriu te vogel e medioker.
    Rrethanat dhe arsyet politike po kerkojne qe he per he, ai te vazhdoje te fryhet si gjeli i detit, deri diten kur amvisa e shtepise ti presi koken per vitin e Ri, ose per diten e Falenderimeve.

  2. Endri says:

    Basha eshte hajdut, mashtrues dhe pjese e rendesishme e problemit (ose trekendeshit sic e quan PD). Deklarata si kjo e sipermja jane tallje per shqiptaret

  3. Luli , në hall të madh je kjo dihet , po realisht rrezik per ty për t’ë qënë trekëndësh është po njeri kënd nuk është Rama , po është ÇORBA që ke gëlltitur këto vite , mos kujto se BACA t’a dha kot , ja për këto ditë i duheshe .
    Sa për Ramën , ty dhe ato dy këndet e tjera të trekëndëshit j’u ka SHUMË XHAN dhe ti kot e thua !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje