Të vërtetat për Berishën dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin

15 Janar 2022, 09:00Politika TEMA

Se çfarë ka bërë Sali Berisha në pushtet e dinë të gjithë – që nga zhdukja e Remzi Hoxhës, ndihma për Slobodan Milosheviqin, djegia e Shqipërisë më 1997, Gërdeci e deri te vrasja e protestuesve në Tiranë. Të vërtetat për të dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin.

Nga Imer Mushkolaj

Do të duhej të mjaftonte vetëm një rast i vetëm, si ai i zhdukjes së Remzi Hoxhës, që Sali Berisha të zinte vend në mesin e njerëzve më mizorë të politikës. Do të duhej që vetëm ky rast të mjaftonte, që ai të jepte përgjegjësi, morale e politike, së pari para familjes Hoxha, e më pas para gjithë Shqipërisë. Por, jo. Berisha nuk e bëri këtë asnjëherë, përkundrazi, u përpoq të shfajësohej e t’ua mvesh përgjegjësinë të tjerëve, ndërkohë që vetë ishte në krye të shtetit, me gjithë aparatin e dhunës në duar. Dhe bëmat e tij, si rasti i tmerrshëm Hoxha, nuk janë të pakta. Zënë fill qysh herët në vitet ’90, atëherë kur erdhi në pushtet.

Atëherë kur vodhi zgjedhjet, për t’u bërë me çdo kusht president, atëherë kur në Shqipëri burgoseshin njerëz të celulave të para të UÇK’së, atëherë kur thyente embargon ndërkombëtare për ta furnizuar me naftë regjimin e Slobodan Milosheviqit, atëherë kur Shqipëria u dogj e mijëra njerëz u vranë në luftë civile për shkak se lejoi firmat piramidale. Dhe vazhdojnë me të vërtetat e përbotshme të vdekjes së njerëzve në Gërdec e vrasjes së protestuesve në bulevard. Ka të tjera bëma, sa të duash, që lidhen me afera korruptive, keqpërdorime e keqqeverisje.

Përkundër të gjitha këtyre, shqiptarët ia dhanë shansin që t’i qeveris sërish, për tetë vjet me radhë, periudhë kjo gjatë të cilës bëri edhe punë të mira. Dhe tash, kur ShBA’të e kanë vënë në listë të zezë, e kanë shpallur peron të padëshirueshëm, armik, ai ka zgjedhur të shkatërrojë Partinë Demokratike. Fatin e tij personal ai po provon ta shesë si fat të demokratëve, madje edhe fat të Shqipërisë dhe të të gjithë shqiptarëve. Ai e ka hallin e vet dhe të familjes së tij, nuk ka hall tjetër. Këtë e dinë të gjithë, pavarësisht se nuk duan ta pranojnë.

Të vërtetat dinë të jenë të dhimbshme, të hidhura, por prapëseprapë janë të vërteta dhe duhet të thuhen publikisht, pavarësisht se me kë kanë të bëjnë. Ashtu siç duhet thënë edhe Sali Berishës.

Përtej ekzaltimit që mund të ngjall ende tek masat e militantëve e përkrahësve, ai e ka për obligim që të paktën tash, në fund të karrierës së tij politike, të marrë përgjegjësinë për njollat e zeza që ka në biografi. Por jo që duke u përpjekur t’i arsyetojë veprimet e veta të dëmshme, kriminale, ta fyejë një popull të tërë.

Kështu ndodhi së fundi, kur në një intervistë ai pranoi se e kishte shkelur embargon ndaj Slobodan Milosheviqit dhe e kishte furnizuar me naftë, por këtë e kishte bërë për hir të Kosovës. Sipas tij, tokat e kosovarëve kishin ngelur pa punuar për mungesë nafte, andaj ai e kishte bërë këtë shërbim. Përveç se është një rrenë që madhe, kjo deklaratë është edhe një fyerje e madhe për qytetarët e Kosovës. Në atë kohë, kur i ndihmonte me naftë, Milosheviqi në Kosovë mbillte frikë, dhunë e represion, ndërkaq arat e Bosnjës dhe Hercegovinës i “mbillte” me kufoma civilësh të pafajshëm.

Është e kotë të provosh të arsyetosh diçka që nuk mund të arsyetohet. Vetëm bëhesh përallë më shumë dhe zhytesh edhe më thellë në fajësinë tënde. Ashtu siç po vepron Berisha.

Sali Berishën e njohin të gjithë – jo veç për bëmat, por edhe për akuza e sulme monstruoze ndaj të gjithë atyre që ia thonë të vërtetat në sy. “Gogoli” me të cilin ai përpiqet t’i frikësojë e t’i diskreditojë kundërshtarët dhe kritikët është Serbia. Serbia, e cila tash udhëhiqet nga ish-ministri i Milosheviqit, të cilin ky e furnizoi me naftë në kohën e luftës në Bosnjë. Serbia, me të cilën Berisha ka madje edhe lidhje familjare.

Duhet të jesh i krisur që të akuzosh të tjerët, për atë çfarë je vetë. Por, Berisha nuk e ka dert. Ai vepron me maksimën “rrej sa të mundesh, se diçka mbetet” ose “fëlliq sa të mundesh, se diçka mbetet”. Tash, kur zyrtarisht është shpallur antiamerikan, ai e ka humbur arsyen e shëndoshë, e ka humbur edhe atë pak racionalitet që ka pasur. I është kthyer sërish logjikës “le të digjet gjithçka, vetëm të shpëtoj unë”.

Dhe, përnjëmend, nëse nuk kanë ndodhur rastet e Remzi Hoxhës, thyerjes së embargos, ‘97’ta, Gërdeci e 21 janari në kohën e Sali Berishës në pushtet, kritikët e tij do të duhej të tërhiqen nga jeta publike. Ndërkohë që ai do të duhej të ishte tërhequr me kohë dhe do të duhej dhënë përgjegjësi.

23 komente në “Të vërtetat për Berishën dhe rrethin e tij janë të frikshme dhe vrasin”

  1. Spaku kap peshqit e ngordhur qe dalin ne breg says:

    Keto bema,i di i madh e i vogel,por nuk i dine prokuroret e paguar nga ky kriminel,prokuroret frikacak qe akoma dridhen nga sekti tropojan….
    Nuk i di spaku qe kerkon fakte nga amerika…
    Nuk i dine trushplaret e tokave te xanuna,nuk i di muli dhe nje tufe idiotash qe i shkojne mbrapa dhe jane gati te djegin vendin per te mbuluar vjedhjet e veta dhe te familjes berishovic.

  2. lesh e li says:

    Mushkolaj ja tha krimet ne sy. Uroj qe fjalet e tija te degjohen dhe ne kosove ku e kane pasur mit dhe disa e kane shoqeruar Berishen ne krimet e tija.

  3. Sara says:

    pak e sak, po pse ka kaq “budallenj’ ende ne Kosove qe degjojne marrinat e ketij skizofreni?
    Analizoje kete gazetari nderuar, e shkuara ka shume rendesi se mbi te ekziston e tashmja, por duhet menduar edhe per te tashmen se mbi te ndertohet E ATDHMJA!

    1. Na mbytën idiotët e Sali Komunistit. says:

      E nderuar Sara. Respekte per komentin.
      Budallalleku nuk ka brire, qe ta tregosh me gisht. Ja, kështu tregohet, duke shkuar mbas Sali Idiotit.
      Shumë komuniste të ndershem të kohes se Enverit, kur ra komunizmi mbas vitit 91, thane me vete ose me shoket e tyre “opo sa budallenj paskemi qene, qe u genjyem nga propaganda komuniste e Enverit”.
      Shpresoj qe edhe këta trushpelare të Saliut, kur të marre fund Saliu, kur të ikin Rama, Basha, Meta, dhe të jene ne krye nje grup i ri politikanesh, të thone me vete “sa budallenj paskemi qene qe shkuam si lopet mbas disa politikaneve të korruptuar deri ne kockë.”
      Shpresoj.
      Por si duket, militantizmi idiot nuk vdes kurre.

    2. Lala i Lushnjes says:

      Sara, pak rëndësi ka se çfar besojnë në Kosovë për ndyrësirën Berishobiberomiloseviç. Shqiptarët çfar bëjnë që qeni leh akoma?

  4. Buda says:

    Faleminderit djale i Kosoves Martire! Ne u munduam t’ju ndihmonim me cka mundem per t’u cliruar nga zgjedha shekullore serbe,
    ju po na ndihmoni te clirohemi nga agjentura e rrezikshme serbe ne Shqiperi!

  5. shmil says:

    Buda, nuk jemi ju dhe ne, jemi ne, arbnorët në vendin tonë.

  6. Petrit says:

    Normalisht dikush qe e quan veten gazetarë nuk flet me : e dinë te gjithë, dihet boterisht tashmë e të tjera hamendësime.
    Dikush qe i thote vetes gazetarë ka fakte, ka investgime, ka dokumenta , ka video , ka deshmitarë te besueshem e të tjera si keto.
    Megjithate ty mushk-bolja mjafton qe u bere “heroi” i rilindasve per nje dite te vetme.
    Shume shpejt do te behesh armiku i tyre.
    Ndonje coment per faktet qe publikohen ne CN.al per vjedhjen e shekullit nepermjet inceneratorëve a ka kush.
    Apo varja.
    Lekët e popullit janë.
    Dhe po vodhi rilindja nuk ka problem.

    1. ben says:

      Petrit-qe je pjese e nevojtores se Berishes, ajo duket menjehere qe ne frazat e para te komentit tuaj. Fjalet qe thote Imer Mushkolaj jane me teper per trushpelaret e kallepit tend, pasi ne te tjeret, qe perbejme edhe shumicen e shqiptareve, e dime me kohe se cfare maskarai eshte Salih Berisha. Para se te merresh me inceneratoret, do benit mire qe te fillonit nga fillimi, ku maskarada e kryer nga PD-ja eshte e pashembullt ne gjithe vendet ish-komuniste. Berisha dhe banda e tij, ku duket se edhe juve beni pjese, jane pergjegjes per shkaterrimin e nje industrie te tere qe u ngrit ne kohen e komunizmit per me shume se 50 vjet me parate e popullit te varfer shqiptar. Berisha erdhi ne pushtet me shume premtime te bukura, por eshte pergjegjesi kryesor per shuarjen e enderres se te gjithe shqiptareve per demokraci. Ai ishte komunist i devotshem ne kohen e Enverit, te cilit i lepinte prapanicen nga mengjezi ne darke dhe mbeti i tille deri ne ditet e sotme. Ashtu si komunizmi qe ishte diktature e kuqe, Salihu instaloi nje diktature amorfe, ku qendra e polit ishte pikerisht ai me familjen e tij, ndersa te tjeret ishin ata qe duhet ti sherbenin sulltanit Salih. Per nje njeri te ndershem, ti shkosh nga mbrapa, apo qofte te kesh simpati per nje individ si Salih Berisha, eshte nje vije e kuqe qe tregon se ke me pak tru se nje gomar, ose qe je pjese e maskaralleqeve qe ka bere e ben ai. Zotrote mundet te zgjedhe se ciles nga keto dy kategori i perket.

    2. Vranakonti says:

      Ti PETRIT,t’i rruashbythen Mushkolajt se eshte gazetar i zoti,trim dhe ta thote ne sy.Po ti si bythelepires i Berishes ne piçken e sateme vafsh. Te paska zene meraku ty mut per iniceneratoret dhe krimet e Saiut nuk te kane bere pershtypje. Pis dreqi.

    3. Vjosa.al says:

      O Petrit-Bolja,
      Faktet per krimet, tradhetite, hajdutlleqet dhe poshtersite e Berishes jane sheshit, ulurasin qe prej 30 vitesh.
      Cfare i ka bere Sali Berisha Shqiperise, Kosoves, demokracise, zgjedhjeve te lira, shtetit ligjor dhe institucioneve te tij kushtetuese si dhe korrupsionin e tij familjar te ngritur ne sistem, i di bukur mire cdo shqiptar, i madh e i vogel, qytetar apo fshatar, banor i Shqiperise apo emigrant ne BE e pertej Atklantikut, i majte apo i djathte, militant apo i paanshem, i ndershem dhe ne hall e buke te vet apo parazit, hajdut a mafioz, politikan apo gazetar e publicist, oligark apo bythegrisur e pa cati mbi koke, akadamik apo profesor, intelektual apo rob me 8/9 klase shkolle.
      Cfare eshte me e rendesishmja, dosjet e tij te krimit, me detaje dhe akuza te renditura dhe te gateshme per ti derguar ne gjykate, i di mire hetuesia dhe prekuroria, togat e zeza dhe gjithe sisiemi i drejtesise.
      Akuzat per Sali berishen prej 30 vitesh jane publike, jane ne drite diellit, i jane flakur surratit per dite, i jane publikuar per dite, kane folur shtypi dhe televizionet sepse dhe per faktin e thjeshte se krimet e tij jane bere publikisht, ne drite te diellit, sepse skenat e krimeve te tij, pasojat e krimeve te tij si edhe viktimat e krimeve te tij jane ende midis nesh me plaget, gjymtimet apo kufomat e pavarrosura ne kujtesen publike e ne kurriz te shqiptareve, ne rrenojat e shtetit ligjor dhe te institucioneve te tij, sepse deshmitaret e krimeve te tij jane ende gjalle dhe presin diten qe Sistemi i Drejtesise tju jape ze dhe figure, tju jape nje tribune per te folur.
      Tani qe, ne krah te shqiptareve, te viktimave dhe te deshmitareve te krimeve te Sali Berishes, ne akuzen e tyre te ndrydhur prej 30 vitesh, u be pale dhe u rreshtua ne krah te tyre edhe Amerika, me aktin e saj te madh te shpalljes NonGrada, me denoncimin e detajuar te figures monstruoze te ketij bajraktari kriptokomunist e autokrati mizor, te ketij mafiozi te kupoles korruptive te Shqiperise dhe deformuesi te demokracise se brishte shqiptare.
      Te gjitha keto i di mirefilli edhe ti vete, Petrit-Bolja komentuesi.
      Nuk ka rendesi kush je ti dhe me cilin krah je rreshtuar dhe per cilin zuzar te vjen mbare te lehesh.
      Mos fol dhe mos na kujto e permend se gazetari duhet te beje investigime para se te beje akuza.
      Keshtu flet edhe vete Berisha, genjeshtari dhe mashtuesi me i madh publik ne Shqiperi, kur pafytyresisht del neper konferenca shtypi dhe deklaron se: ne keto 30 vjet, nuk ka asnje fakt te vetem, asnje akuze mbi mue!
      Sa per te sjelle nje shembull: E pruri te plote dhe e botoi Karlo Bolino, dosjen e detajuar me investigime e fakte, per korrupsionin e familjes Berisha dhe dhendrit te tij Jamarber Malltezi me tokat e Fushes se Aviacionit dhe te Klubit Sportiv Partizani, pa folur per denoncimet e panumurta me fakte konkrete te Gazetes Tema dhe te Mero Bazes per korrupsionin e Familjes Berisha, me firmat e Babes Kryeminister per bizneset e Zenit dhe Argites.
      Mbasi drejtesia e uzurpuar totalisht nga baza deri ne majen e saj nga Berisha, deshtoi per 30 vjet ta therriste ate qofte edhe nje here te vetme, qofte edhe si deshmitar makari, per akuzat e panumurta te krimeve te tij, perfshire pucet dhe grushtet e shtetit, tani nuk ka me vend e as arsye te priten apo te kerkohen investigime gazetareske.
      Eshte krejtesisht e panevojshme.
      Fjalen duhet ta kete SPAK-u.
      Nese SPAK-u nuk e ben kete as tani, edhe pas NonGrada-s se DASH-it qe i garantondrejtesise garanci politike se fytyra e urryer e Berishes nuk ka me kellqe te lincoje sistemin e drejtesise, atehere kurre nuk ka per tu bere ndonjehere nga shteti shqiptar, ndeshkimi i kesaj te keqeje qe ka bllokuar prej 30 vitesh ecjen e Shqiperise.
      Atehere e vetmja shprese per Shqiperine mbetet ndeshkimi dhe cberja e Sali Berishes nga viktimat e tij te panumurta, vargu i te cilave kullon gjak pas gjurmeve te ketij vrasesi dhe krimineli, qe nga Tropoja deri ne Konispol, qe nga Bulevardi i 4 viktimave te pafajshme te 21 Janarit deri ne Gerdecin e hedhur ne ere me 26 viktimat e tij per bizneset e Shkelzen Berishes, qe nga rrenojat e shtetit dhe financave te shqiptareve me 3000 viktima e gjemes se vititv 1997, deri tek Memoriali i Jashareve ne Prekaz te Kosoves, simboli i heroizmit dhe patriotizmit te UCK-se, qe Berisha e shpalli si terroriste, pjesetaret e se ciles, kur merrte urdhera nga Beogradi, edhe i fuste neper burgjet e SHIK-ut apo i raportonte te UDB-ja serbe.
      Sali Berisha, e nisi qe ne 1990 djegjen dhe rrafshimin e Shqiperise.
      Ne krye, me pishe dhe hekur ne duar, printe krahu i tij i djathte, horri dhe hajduti, pushti dhe kontrabandisti Azem Hajdari, me bandat e tij paramilitare, lincuese dhe terroriste.
      Dhune, urrejtje, shkaterrim, destruktutivizem kjo ishte firma Berisha-Azem Hajdari-Partia Demokratike.
      Toke e djegur, sistemi industrial me fabrika e uzina i rrafshuar dhe i vjedhur per skrap, komplekse bujqesore e blegtorale, pemetore e brezare te prera, sisteme vaditese e kulluese, hekurrudha e ndertesa publike te tjetersuara ose te reduktuara ne zero.
      Sulme mbi repartet ushtarake, depot e magazinat e shtetit, deri te vjedhja e thesarit/floririt te shtetit.
      Dhune, urrejtje, shkkaterrim, destruktivizem- kjo ishte dhe vula Berisha-Hajdari-Partia Demokratike.
      Sulm mbi godinat dhe institucionet e shtetit, mbi parlamentin, mbi kryeministrine, mbi Radio-Televizionin Shteteror.
      Sulm, dhune dhe lincime mbi shtypin dhe mediat publike., djegja e gazetes heroike Koha Jone te Nikolle Lesit dhe lincimi i gazetareve te saj, gazete qe per fate te keq sot, si tigri qe shndrrohet ne buce oborri, vertet e mban ende emrin gazeta Koha Jone, por tani per botues te saj ka Nikoll Lehesin, bythelepiresin e gjaksit te vet Sali Berisha si edhe puthadorin e ortakut te kupoles mafioze shqiptare, Ilir Meten.
      Dhe s’kishte si te ndodhte ndryshe.
      Sali Berisha, me dhune e urrejtje, meshkaterrim e destruktivizem e nisi, po ashtu po e bitis.
      E filloi me Partine Demokratike per te shkaterruar shtetin dhe perspektiven evropiane te Shqiperise sipas skenarit te Beogradit, po aty e perfundoi, me deformimin dhe cberjen e Partise Demokratike, perfshire djegjen dhe shkaterrimin e seline e saj, ndertesen e Shqup-it.
      Ky akt, kjo levizje e Foltoreve, keto turma qorre te lumpenit politik me kapucone te zinj ne koke apo qofte edhe me kravata makiaveliste mmbi kemishat firmato, qe u bene detashmentet e armates se Berishes per tu bunkerizuar me logon e PD-se nga NonGrada e DASH-it, treguan se bulku i antaresise se Partise Demokratike, ka humbur vizionin dhe rrugen per te cilin u projektua dhe u votua nga shqiptaret dhe, si kopeja pas dashit percor, po shkon drejt gremines ku e ka hedhur fati politik Sali Berishen.
      Kjo tregon se Partia Demokratike e ka bjerrur tashme perfundimisht misionin e saj politik.
      Pikerisht, humbja e ketij misioni dhe vizioni te PD-se ka bere qe Sali Berisha ne galopin e tij reaksionar qe pas shpalljes NonGrada, te ndiqet nga prapa nga taborri i vet i perhershem i paramilitareve, gjysma ”maloke” injorante e sejmene te bajraktarit, gjysma tjeter trushplare dhe gishtelepires se kazanit dhe therrimeve qe ju hedh Familja, te stervitur me hunj, qysqi, leva, gure, pisha e molotove, te gatshem per te sulmuar e djegur cdo institucion qe , ose jua peshperit ne vesh mekembesi Mul Noka, ose jua tregon me dore bajraktari Berisha.
      Kjo bande e rrezikshme per renditn publik, armet luftarake te zjarrit te cdo kalibri i ka neper bodrumet e shtepive, te vajisura dhe te gateshme per perdorim nese Padrinoja vendos dhe u ben thirrje per grusht shteti si ne Shtator 1998, vecse ne ate kohe depoja e armatimit ishte zyrtarisht ne vete seline e PD-se, e vetmja seli e armatosur e nje partie evropiane, pa perjashtim, perfshire ne kete liste qofte edhe partite neofashiste apo neonaziste, perfshire ketu edhe partite e ekstremit te djathte neper Evrope.
      Edhe nje parti e vetme evropiane e ekstremit te djathte, Agimi i Arte neonazist ne Greqi,qe guxoi te krijonte nje krah paramilitar dhe qe vrau VETEM nje emigrant per arsye te vijes politike dhe te shtyses per radikalizimin e opinionit publik grek, e mori pergjigjen nga shteti grek: Burg deri 13 vjet per lideret e kesaj partie dhe, perballe frikes nga nxjerrja jashte ligjit, ndrroi emrin ne Agimi Kombetar, per te vazhduar agjenden e vet ne kohe me te mira per ta.
      Vetem ne Shqiperi ndodh qe : Sali Berisha ben grushte shteti, sulmon e djeg institucionet, shkaterron ushtrine dhe depot e saj, praktikon dhune e destruktivizem dhe nuk i hyn asnje gjemb ne kembe, as atij dhe as Partise Demokratike qe ai e ka shndrruar ne Koken e Dashit me te cilen sulmon shtetin dhe kundershtaret e tij politike.
      Vetem ne Shqiperi ndosh qe nje taborr gazetaresh dhe studjosh televizive, nje bande zuzaresh gjoja opinioniste, por ne fakt, mercenare te paguar me miliona, por ne fakt rrufjane politike qe e kane vendin ne galera, cdo nate e cdo dite i bejne hosanara e temenara horrit e zuzarit Sali Berisha, e ftojne neper studjo si ato te Blendi Faqeziut dhe, duke u jargosur, buzeqeshur dhe perdredhur si rrospije e cingi, duke belbezuar e duke u perulur si UriaHiper, nuk guxojne ti bejne nja 10 pyetje te thjeshta, si ato qe gazetari kosovar Ymer Mushkolaj ja perplasi drejtpersedrejti ne surrat mashtruesit proverbial, per ato ukubetet dhe krimet qe ai ka bere ne Shqiperi, nuk guxojne ti thone mos bej ketu ne studio retorike dhe fjalime mitingjesh, mos ju pergjigj akuzave qe te behen duke bere shpifje te reja, por pergjigju ketyre pyetjeve tona, qe ne fakt jane pyetje te publikut per ty, qe ne fakt jane akuza publike me peshe penale per kete monster te demokracise e shtetit ligjor ne vend.
      Kjo Kupole e Mafias Mediatike Shqiptare, qe i sherben dhe merr perqindjet e fitimit nga Oligarket e lidhur me fije te nendheshme me Familjen dhe Oborrin Politik te bajraktarit kriptokomunist Sali Berisha, ne fakt kane qene Departamenti i Agjitpropit te Partise Demokratike dhe kualicionit Berisha-Basha-Meta-Mona &Co, ne fakt jane pjese e Detashmentit te Sulmit mbi shtetin dhe institucionet e tij si edhe mbi reformat thelbesore qe po ndermerren nga shteti nen vezhgimin dhe drejtimin e nderkombetareve.
      Kjo kupole mediatike e oborrit Berisha, pa llogaritur TV-Syrin dhe Portalin Zeni, eshte ne sulm 24/7 mbi shtetin, mbi kundershtaret politike me objektiv deformimin e se vertetes dhe te realitetit socio-politik.
      Edhe kur keta aksponenete aktive te kupoles mediatike nuk jane pjesemarres direkt ne sulmet me molotove mbi institicionet, gje qe sigurisht nuk mund te behet cdo jave e cdo muaj, ky repart i sofistikuar llogjistik i agresionit te Berishes, punon non stop, cdo nate ne studiot e TV-ve, dhe dite e nate ne gazetat dhe rrjetet sociale online, duke mashtruar e deformuar, duke retushuar dhe duke i vene makiazh fytyres dhe aksioneve destruktive Berishes.
      Fytyrat e urryera te kesaj gazetarie mercenare, nuk jane ne sherbim te publikut, dhe as te se vertetes.
      Mjafton tu shohesh surratin ne studjo kur hapet sipari, cfardo qe te jete tema e dites, cfardo qe te kete ndodhur, edhe nese cfaqen live qysqite dhe hunjte, varete dhe koka e dashit qe perhapin shkaterrim dhe terror mbi nje ndertese publike, shikuesit e dine paraprakisht se cfare do te thone keta bilbilenj te mashtrimit, se ke do mbrojne dhe se ke do sulmojne, se si do ti thone te bardhes te zeze dhe te zezes te bardhe, se si nuk do tju thone shqiptareve hej, ky qe po ju flet per nje rithemelim te PD-se eshte Sali Berisha NonGrada i USA-s, ky qe po ju flet per nje statut dhe parti qe do te lejoje fraksionet eshte ai qe i ka perjashtuar qe te gjithe themeluesit e PD-se qe i dolen kundra, qe jo vetem kurren e kurres nuk lejoi fraksione,por perkundrazi, literalisht i lincoi, i rrahu fizikisht, i perzuri me shkelma e me gangster tropojane nga ambjentet dhe strukturat e partise, ju morri erzin personal dhe familjar ne publik, i detyroi te merrnin arratine nga syte kembet jashte Shqiperise per te mos u bere viktima te kriminelit Berisha, ashtu sic edhe e deshmon deshmitari okulari dores se pare i ketyre krimeve, ish truproja e tij Izet Haxhia.
      Vini re: Kjo kupole mafioze mediatike, nuk ju thone shqiptarev a i pate paramilitaret e sulmit te Berishes mbi Shqup, a e pate se si u katandis gjithe ajo godine publike nga protesta paqesore e fashisteve te tropojanit Berishes dhe Mul Nokes gati ne nje germadhe, nuk ju thone shikuesve te tyre se nese nuk do te kishte nderhyre policia, mund te kishte pasur edhe viktima.
      Jo, ne vend te kesaj tablloje, ju thone shqiptareve se , vini re ku eshte faji,sepse Basha (Poshte Basha!-sidoqofte) e fortifikoi seline e vet, Shqup-in.
      Duhet thene se, Basha dha Bardhi, si te brendshem qe i njhnin dhe i kane zbatuar vete skenaret e sulmit te Berishes dhe strukturat paramilitare te tij dhe per pasoje, morrem kundermasat dhe ”S’e lane vedin me shkue dam” , duke shmangfur keshtu edhe viktimat, ne fazen e pare te sulmit.
      Dmth, sipas tyre, Basha/Bardhi duhej ta kishin lene Shqup-in ashtu, me dyer te hapura, qe bandat paramilitare te Mul Nokes te pushtonin seline, te nxirrnin zvarre duke i lincuar dhe flakur ne Lane Lulin e Bardhin, Alibeajn, Griden e Salianjin, &CO, kryesine dhe grupin e deputeteve, te pushtonin zyrat e te thyenin kasafortat, te ndrronion bravat dhe te sekuestronon dokumentat dhe, pas kesaj, meqe i kane shpallur jashte PD-se ne Kuvendin e 11 Dhjetorit, te deklaronin se nuk kishin me pune te dukeshin as ne oborrin e PD-se, e jo me brenda nderteses se Shqup-it.
      Dhe me tej, kjo Kupole Mafioze Mediatike, vazhdon cudite dhe ve nen zjarr e bateri Lulin dhe Bardhin:
      – Kush ishin persona kishit brenda ne Shqup?
      -Cfare benin ata aty?
      -A kishit mjete mbrojtese aty?
      -Po policia perse nderhyri tamam kur paramilitaret, me koke dashi, thyen deren dhe hapen rrugen te pushtonin keshtjellen qe do te shpallej kryeqyteti i Foltoreve dhe Selia e Shoqates Antiamerikane NonGrada.
      PO, vertet ka ardhur koha, ne mos ka sterkaluar:
      – Veting politikaneve!
      – Veting eksponeneteve te kupoles se Mafias qe paguhet me miliona ne muaj!
      Po, ka ardhur dhe ka sterkaluar koha:
      Jo vetem dekriminalizim i politikes dhe drejtesise.
      Por edhe dekriminalizim i kupoles mediatike.
      Sepse, nje fakir deputet i rradhes ne Parlament qe, ne shumicen e rasteve, vetem ngre kartonin pro apo kunder nje projektligji, nuk eshte me shume i rrezikshem per fatet e vendit dhe shtetin demokratik se sa nje eksponent i kupoles mediatike, qe eshte pjese e llogjistikes se mashtrimit dhe te deformimit te realitetit social dhe politik te Shqiperise,
      – Veting per Kupolen Mediatike!

    4. Pak says:

      Petrit, te hengert mortja se nuk i duhesh as dreqit! Njeres si ti nuk duhen po fare, ata jetojne ne breket e Sali Kermes. Si s’keni nje çike gjak njeriu por ngelet reptile te pa bese!

  7. Fati says:

    Ka bere edhe vrasje te tjera; qe nga njerezit afer tij, dhe ata qeprovuan t’i rezistojne. Po sa baahkepunetore ka hedhur ne plehra??? Krimet e tij jane pa fund. Ai ka karakter destruktiv si Hitleri, dhe e shkaterroi Shqiperine dhe shkelmoi shqiptaret.

  8. Sahale Shpellari says:

    Opetrit BOLE je ti dhe trushplara Sara. Videot dhe faktet qe ti kerkon ekzistojn, vetem shko e kerko ne internet dhe do t’i shohesh e gjesh te tera, duke filluar nga aktet barbarike e shtazarakeve te Pe-Dhies te udhehequr nga Shpellari i Vucidollit SaHaleja, qe i vun flaken Shqiperise, nga videot kur thoshte “ma bini gjall a vedekun ne Tiran…”, nga video kur Shpellari thoshte qe do kishte vrar dhe 300 te tjere ne mes te bulevardit, nga vidoe kur thoshte se “nga ekspertiza mjeko ligjore rezultonte se ishin perdorur arme te sofostikuara, “stilolapsa” e “cadra” ne vrasjen e 4 njerzeve te pafajshem ne bulevard, i ke te thena ne pronuncimet mediatike kur quajti Prokuroren e Pergjithshme “lavire te bulevardid”, kur refuzoj te lejonte hetimin e vrasjeve ne bulevard dhe i mbajti ne mbrojtje Gardistet qe vran me urdherin e tij (sa per dijenin tende o Petro-Bolja dikush e dha urdherin qe te hapej zjarr e te qellohej kundra popullit, dhe per kete urdher dy vet jane pergjegjes Lulushe Bibiloshi si Minister i Brendshem dhe SaHaleja, qoft dhe indirekt, si Kryeminister). Por ky vend s’do behet kurr deri sa te ket Bole dhe sorrogat si Sara e te tjere trushplare qe s’arrini t’i kuptoni keto gjera. Te gjithe politikaret kush me shume e kush me pak jane hileqar e shohin interesat vetjake. Por a mund te me shpjegosh se si e ku i gjeti SaHaleja gjithe ato pasuri, vila me rrogen qe merrte…!?

  9. Vranakonti says:

    Ti PETRIT,t’i rruashbythen Mushkolajt se eshte gazetar i zoti,trim dhe ta thote ne sy.Po ti si bythelepires i Berishes ne piçken e sateme vafsh. Te paska zene meraku ty mut per iniceneratoret dhe krimet e Saiut nuk te kane bere pershtypje. Pis dreqi.

    1. Novruz says:

      Te flm shume Imer Mushkolaj per burrerine dhe drejtsine tende, dhe leksion e shembell dinjiteti per sahanlepiresit gazetare ketej e andej kufirit duke i thene te vertetat ne sy perbindeshit te Shqiperise Sali kriminelit qe ka 31 vite qe shkaterroi jete shqiptaresh, e kohezionin e kombit tone, i ka bere e vijon ti ndaj e beje ata armiq me njeri tjetrin e sa e sa krime te tjera direkte ku 21 janari eshte ulerites. Fjala e qendrimi juaj i dhente pak guxim SPAK per te bere ate qe 75% e shqiptareve kane vite qe e kerkojne, denimin penal te tij per krimet qe ka bere per kete vend.

  10. Ladi Visoka says:

    Bravo të madhe ke nga unë zoti Mushkolaj. Uroj që edhe shumë nga bashkëatdhetarët e mi të Kosovës martire të esëllohen, të braktisin këtë dhëndër Serbie.

  11. Jimi says:

    Arben Kraja ! Kambanat po bien forte, aqsa rrezikojne t’na shurdhojne, po ti a ke veshe ?

  12. Juliano says:

    Përshëndetje i nderuar, të mbështes për gjithç’ka që sjell në memorjen e shqiptarëve bëmat e berishës kundra popullit të tij. Ku ka akoma dhe plot të tjera si; dy aviatorë të ushtrisë shqiptare, nuk pranuan të hedhin gaz metan në jug të shqipërisë, kundra demonstruesëve, ku kërkuan azil politik në shtetin fqinjë Itali. Oficerë të lartë të repartit të tankeve në zall herr, nuk pranuan të nisen me tanket për të shtypur revoltën në jug, ku dhe këta u larguan klandestinë në shtetin e Italisë e më pas në SHBA. Ku bëmat e këtij monstruozi nuk kanë mbarim, ku këto janë fakte të cilat sot, ky njeri do ishte në vitin e dymbëdhjetë të burgut të përjetëshëm. Pyetja vjen lirshëm nga këto fakte, përse, përse nuk arrestohet, kush janë bashkëpuntorët e tij që bëjnë sikur e dënojnë apo dhe shajnë në sy e faqe të popullit. Ky njeri sfidoi SPAK e SHBA, ly nga dita ditës po shantazhon me ardhjen në pushtet ku, nëse vjen vërtet, do ti lutesha që; të parin që të fusë brenda duhet Rama, arsyeja se rama erdhi në pushtet, me drejtësinë që do vinte në vënd, për të vrarët në gërdec e në bulevard, por akoma shqiptarët nuk e kanë parë atë drejtësi. Rasti i dënimit të prokurorit Adriatik Llalla ishte një farsë në sytë e popullit, ku vetë këta, shteti, i dha mundësinë e pushimeve në shtetin fqinjë, nuk e ekstradojnë se i kan premtuar të pushojë i dënuar por jo në burg. Këta ekstradojnë hajdutët e xhepave, dhe nuk dinë vendodhjen e tij. Puna është vëllai jem se këtu, muti kur ka plasë, kam bindjen se ka bërë pis, shum të tjerë. Prandaj dhe berisha, shkon në prokurori, pin kafe, bën shurrën dhe del jep deklarata, se mbas dy ditësh më keni në shkodër. Çfar po ndodh vllau jem, a munesh me tregu,,,,

  13. I biri i Kara-xhicit says:

    Te lumtë,ketë qëndrim me kete moster, duhet te mbaje cdo gazetar qe, i thotë vetes shqiptar,ky eshte hapja e kombit,ky ka kryer aq shume krime,sa nuk dimë se per ke duhet te merret i pandehur me pare,ky futi ne krim dhe familjaret e tij,ku njolla e krimit do ti ndjeke pas gjate gjithë jetës,ky anti-shqiptar,qe sot eshte katandis si qen zorrës,si sociopat qe eshte,i ka mbushur mendjen vetes,se mund te luftoje me Ameriken

  14. Me i shtu qofte edhe nje fjale te vetme asaj qe shkruan i mirenjohuri Mushkola, eshte njesoj sikur – siper tjegullave te vesh kashte
    Meriton nje mirenjohje te thelle i nderuar Ymer Mushkola

  15. Bravo Imer! Me keto shkrime dhe me perballjen me Saliun organizata te ndryshme boterore duhet te japin medalje dhe tituj qe i meritojne gazetare prestigjoze! Keshtu duhet te jene gazetaret e vertete! Perveç profesjonal edhe trim.

  16. arbert says:

    ate qe se bejne dot gazetaret shqiptare per 30 vjet ,e beri Mushkolaj pa ju dridh qerpiku.Bravo.Sa per teneqet e saliut qe kerkojne fakte per non`grata apo qe na e bejne kete plehre njeri te kulluar apo te ndershem,le ti plasin syte e te shikojne se ky vend nuk po del dot nga gropa ku e zhyten ne 30 vjet .Dhe fajin me te madh e ka njeriu qe ishte president e kryeminister e qe na qeverisi per 14 vjet.Dhe ju qe i mbani ison nqs jetoni edhe ju si femijet e saliut ,te metes,mediut,rames e gjithe politikaneve te tjere atehere mbeshteteni me gjithe shpirt saliun.Ne qe jetojme normal si njerez ne hallet tona nuk mund te mbeshtesim nje delirant ,psikopat qe e shkaterroi shqiperine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje